Provokimet e radhës Japoni-Kinë

Rreth 70 politikanë japonezë, përfshirë edhe dy ministra të kabinetit qeveritar, kanë vizituar një vend të shenjtë të luftës, të cilin Kina dhe Koreja e shohin si një simbol të së kaluarës së Japonisë imperialiste.
Vendi i shenjtë Yasukuni në Tokio është i diskutueshëm sepse, krahas të vdekurve në luftë, nderon edhe liderët japonezë të dënuar për krime lufte.
Vizitat e së enjtes u bë në kuadër të një festivali të vjeshtës.
Kryeministri Yoshihiko Noda nuk iu bashkua politikanëve, por kreu i partisë opozitare të Japonisë, që shihet si kandidati që mund ta zëvendesojë Nodan, ka vizituar vendin një ditë më parë.