E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet me kusht vogëlushja e akuzuar për blasfemi

Një vogëlushe e krishterë, e cila ishte arrestuar për blasfemi në Pakistan, është liruar me kusht. Vajza ishte në burg prej tre javësh.

Sipas BBC, vajza, e quajtur Ramsha, mendohet se është 14 vjeç. Ajo u arrestua kur një turmë e zemëruar e akuzoi atë se kishte djegur faqe të Kuranit dhe kërkoi ndëshkimin e saj.

Por javën e shkuar u arrestua një imam, që akuzohet se ka futur fletë të Kuranit të djegur në çantën e saj. Imami mësohet se e ka bërë këtë veprim për të nisur një fushatë për spastrimin e të krishterëve nga lagjia e tyre.

Rasti në fjalë ka sjellë reagime të forta ndërkombëtare.

Vogëlushja ishte në një burg të sigurisë së lartë që prej 16 gushtit. Babai i saj tha se kishte frikë për jetën e saj. Mjekët thonë se vajza është e vonuar.

Ndërkohë shumë të krishterë kanë nisur të largohen nga lagjia pas këtij incidenti. Familja e vajzës është vendosur nën ruajtjen e policisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›