E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja nderin tim. Ja FOTOT e gruas dhe përdhunuesit

Kjo është viktima e një përdhunimi në Turqi, e cila i preu kokën personit që e dhunoi atë (FOTO POSHTE) )dhe më pas e hodhi kokën në sheshin qendror të fshatit.

Nevin Yildirim, 26 vjeç, pret të dalë përpara gjyqit për vrasjen e Nurettin Gider në fshatin Yalvac.

Nëna e dy fëmijëve është shtatzënë në muajin e pestë me përdhunuesin e saj.

Ajo u ka kërkuar autoriteteve që të lejojnë atë të abortojë fëmijën, edhe pse nuk është e lejuar me ligj.

Yildirim tha se burri e kishte sulmuar atë pak ditë pasi i shoqi ishte larguar nga shtëpia në një punë sezonale.

Sipas CNN, ajo pretendon se është kërcënuar me armë dhe është përdhunuar.

Përdhunimi ka vazhduar për tetë muaj, deri kur ajo mendoi se ishte boll.

Kur erdhi për ta përdhunuar, ajo e qëlloi. Ai tentoi të afrohej për ti marrë armën, por ajo e qëlloi sërish.

E ndoqa. Ai ra përtokë. Nisi të më lutej. Kësaj here i qëllova organet seksuale. Nuk foli më. E dija që kishte vdekur. Më pas i preva kokën.

Në total e ka qëlluar shtatë herë.

Më pas e mori kokën dhe e hodhi në sheshin e fshatit.

Mos flisni më pas shpinës sime. Mos luani me nderin tim. Ja koka e njeriut që ka luajtur me nderin tim, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›