Lirohet nga burgu Latif Gashi

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Latif Gashi, i dënuar me gjashtë vjet burgim është liruar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit prej katër vitesh.
Lirimi është bërë me kërkesë të dy avokatëve mbrojtës të Gashit, pasi që gjendja e tij shëndetësore është e rënduar dhe se atij i nevojitet trajtim kirurgjikal jashtë Kosovës.
Lirimin e Latif Gashit e konfirmoi për Express, avokati mbrojtës i tij, Mexhid Syla. “Pas vuajtjes prej më shumë se dy të tretat e dënimit prej gjashtë vitesh, është bërë lirimi i Latif Gashit. Ky vendim është marrë nga Kolegji Penal, i udhëhequr nga gjykatësi Francesco Florit, i cili ka marrë parasysh kërkesën tonë që Gashi duhet të lirohet për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore”, tha Syla.
Bëhet e ditur se ish-ushtari i UCK-së, Latif Gashi, vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor dhe se për të duhet operim jashtë vendit dhe trajtim afatgjatë mjekësor.