Lirohet nga burgu ish-deputeti Jurgis Çyrbja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar sot nga qelia pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit me dy vite burg.
Ai u arrestua më 20 tetor 2024 dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi në paraburgim.
Çyrbja u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme në nëntor 2025 për korrupsion zgjedhor, nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.
Fillimisht ai u dënua me tre vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu konvertua në dy vite.
Një ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për lirimin e menjëhershëm, duke konstatuar se afati i plotë i dënimit përfundonte sot. Pas përllogaritjes së periudhës së paraburgimit, Çyrbja u lirua nga burgu më 21 shkurt 2026.
Ish-deputeti ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ai ka qenë deputet i PS për Durrësin për dy legjislatura, ndërsa dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, pak ditë para arrestimit.
/rtsh.al/