E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga burgu reperi Cllevio

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, është liruar nga burgu, ku vuante dënimin prej tetorit të vitit 2025.

39-vjeçari ishte ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po e kryente dënimin në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Ahmeti ishte dënuar për veprat penale të përndjekjes dhe thyerjes së masës së sigurisë.

Akuzat lidhen me konfliktin e tij me reperin Noizy, një përplasje që kishte marrë vëmendje të gjerë publike dhe mediatike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›