E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra anëtari i Këshillit Drejtues të Kadastrës, emërohet Eva Bica

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot ndryshimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga detyra si anëtar i Këshillit Drejtues të ASHK-së.

Në vend të tij është emëruar Eva Bica, e cila do të përfaqësojë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi, i marrë me propozimin e Kryeministrit, hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›