E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra e Drejtori i Përgjithshëm i ASHSH, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra.

Në vend të tij është emëruar Ermal Shena, i cili më parë ka qenë drejtues i grupeve të punës pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Vendimi:

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Kastriot Gurra më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit për dy mandate, nga viti 2015 deri në vitin 2023. Një vit më parë ai u emërua Drejt i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›