Lirohet presidenti i piramidës “Kambo Marshall”
28/04/2010 Mbaron koha e vuajtjes së dënimit prej 10 vitesh, marrë nga gjykata
Merr fund burgimi për një ndër bosët e piramidave, “përlau” miliona
TIRANË- Ylli Kambo, ish-presidenti i firmës piramidale “Kambo Marshall”, la qelinë e tij në Vaqar të enjten që kaloi. Gjithçka ndodhi pas një kërkese të depozituar nga avokati mbrojtës. I dënuari me 10 vjet burg për veprën penale të mashtrimit më shumë se një herë në dëm të qindra personave, e përfundoi dënimin dhe u lirua nga autoritetet e burgut, ndërsa dje gjyqtari Kreshnik Omari, bëri përllogaritjen e kohës së qëndrimit të tij në burg duke i dhënë vendimin në dorë. Vetë gjyqtari nuk kishte dijeni për lirimin e Ylli Kambos. Ai kishte caktuar orën për shqyrtimin e kërkesës së tij bërë muaj më parë për lirim para kohe me kusht. Por në orët e para të mëngjesit i liruari nga burgu pas përfundimit të vuajtjes së dënimit u paraqit në gjykatë për të marrë vendimin e firmosur. Kambo u dënua më 25 maj 2001 me 10 vjet burg. Atij i janë rrëzuar të paktën tre kërkesa të bëra për lirim para kohe me kusht. Një vit më parë kërkoi të lihej i lirë, dhe depozitoi kërkesën në gjykatë përkatësisht dhe tek shërbimi i provës. Por ky pretendim iu refuzua. 57-vjeçari Ylli Kambo u arrestua në shkurt të vitit 2003, në Rumani, pasi ndaj tij Interpol Tirana kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Një vit më pas, ai u ekstradua në Tiranë për të vuajtur dënimin. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me dhjetë vjet burg për veprën penale të "vjedhjes në shuma të mëdha me anë të mashtrimit". Pas apelimit të këtij vendimi, Gjykata e Apelit vendosi dënimin e tij me 7 vite burg. "Kambo Marshall" ka pasur kulmin e aktivitetit të saj gjatë viteve 1996-1997, kryesisht në qytetin e Beratit, me 62 kreditorë, të cilëve u kishte marrë rreth 800 mijë dollarë. Ai nuk u përball asnjëherë me drejtësinë. Ndërkohë që gjykimi i është zhvilluar në mungesë, dhe po në këtë gjendje ka marr vendimin. Ka pretenduar disa herë se përfitonte nga amnistia e Kuvendit të Shqipërisë dy vite më parë, por ka humbur betejën për të qenë më parë i lirë. Bëhet e ditur se Ylli Kambo ka disa procese të hapura në gjykatë. Në një prej tyre ai është divorcuar më bashkëshorten.