Hipoteka, regjistrim i ri pronave
28/04/2010 Të gjitha pasuritë do ri regjistrohen. Si do bëhen korrigjimet për dosjet me probleme
Listat me emra do të afishohen në vende publike. Duhet të dorëzohen dokumente shtesë
Të gjitha pasuritë e paluajtshme si prona, shtëpi, apo dyqane, të ndërtuara para dhe pas viteve ‘90 do të regjistrohen nga fillimi dhe nëse do të kenë probleme listat me emrat e pronarëve do të afishohen në vende publike. Kjo mundësi u jepet të gjithë atyre peronave që kanë problem në dokumentacion apo edhe në sipërfaqen e regjistruar për të bërë korrigjimet përkatëse. Përfaqësues të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme thonë se ky proces është duke u zhvilluar në zonat urbane të qyteteve kryesore, ku ka pasur edhe ndryshime të mëdha pronësie. Sipas Rezart Turdiut, përfaqësues i ZRPP-së, nga muaji maj-qershor zyrat e hipotekës do të afishojnë në vende publike lehtësisht të dallueshme për qytetarët listat e pasurive që do të regjistrohen. Këto vende mund të jenë kopshte, shkolla apo godina publike, ku qytetarët mund të verifikojnë të dhënat e pasurisë dhe më pas mund të bëjnë korrigjimet e mundshme. Ndaj përfaqësues të ZRPP-së i bëjnë apel qytetarëve që të verifikojnë listat përpara se të dhënat të hidhen në sistem. Procedura e re saktëson se “individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë këto dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t’i paraqesin Regjistruesit të ZVRPP-së, një kërkesë për regjistrim pronësie, në mënyrë që të fillojë procesi i regjistrimit. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, një plan-vendosje apo genplanin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme që mbështesin kërkesën për regjistrim. Në kuadër të kësaj procedure, pasi plotësohet dokumentacioni i kërkuar, përgatitet Kartela e Pasurisë se Paluajtshme për pronën dhe dokumentohen kufijtë e kësaj prone në Hartën Treguese të Regjistrimit. Por sipas specialistëve është shumë e rëndësishme që vetë qytetarët të verifikojnë saktësinë e Kartelës dhe Hartës Treguese të Regjistrimit të pronës, gjatë procesit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për të shmangur problemet si dhe për t’u dhënë mundësinë qytetarëve që të verifikojnë pronën e regjistruar Kartela e Pronës dhe Harta Treguese e Regjistrimit, afishohen publikisht nga në një ambient brenda zonës kadastrale dhe rrinë të afishuara për 45 ditë me radhë.
Afishimi i emrave
Afishimi i emrave të pronarëve të pasurive të paluajtshme cilësohet nga përfaqësuesit e ZQRPP-së si një ndër pikat më kryesore të të gjithë procesit të regjistrimit të pronës, pasi deri në këtë moment shërbimi ofrohet falas, ndërsa më vonë korrigjimet e mundshme do të bëhen kundrejt pagesës së caktuar. Në rast se, aplikuesit konstatojnë pasaktësi gjatë periudhës së Afishimit Publik, ata duhet të paraqesin menjëherë një kërkesë me shkrim te personi i autorizuar nga kompania për afishimin publik ku të përshkruhen me hollësi pretendimet mbi çdo gabim ose pasaktësi qofshin këto edhe një shkronje në emër. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitni edhe dokumentacionin që vërteton pretendimin e gjithsecilit. Brenda periudhës 45 ditore të afishimit, duhet që sërish, pretenduesi të verifikojë nëse zgjidhja e pretendimit është pasqyruar në listat dhe hartat e afishuara. Vetëm pas kësaj periudhe aplikuesi mund të marrë dokumentin e pronësisë që lëshohet nga ZVRPP.
Mbivendosjet e pronave
Pronarët e të paktën 7 mijë pasurive që rezultojnë me mbivendosje në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin, do të duhet t’i drejtohen gjykatës, për të fituar të drejtën e pronësisë. Ky është efekti i vendimit të para pak ditëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hoqi të drejtën kryerregjistruesit që të anulojë mbivendosjet në hipotekë. Tashmë zyrat e Regjistrimit të Pasurive (ZRPP) në të gjithë vendin do të bllokojnë këto pasuri, derisa gjykata të zgjidhë konfliktet mes palëve. Kjo do të thotë se pezullohet dhënia e dokumenteve apo certifikatave të pronësisë, për të gjitha pasuritë që kanë mbivendosje, deri sa të përfundojnë proceset gjyqësore. Numri i pasurive që rezultojnë me mbivendosje nis nga 7 mijë, nga të cilat vetëm në rrethin e Tiranës janë 4 mijë dosje të tilla. Ndërsa pjesa tjetër e këtyre pronave janë kryesisht në qytetet bregdetare.
Dokumentet e nevojshme
Për regjistrimin e një prone aplikuesi duhet të paraqesë të gjithë dokumentet e pronësisë të lëshuara nga komisionet e ngritura për zbatimin e ligjeve mbi privatizimet, të cilat funksionojnë që nga viti 1991 e në vazhdim. Pjesë e dosjes do të jenë edhe dokumentet e lëshuar pas vitit 1991 nga KKKP që kanë lidhje me prona të kthyera apo të kompensuara fizikisht. Gjithashtu aplikuesi duhet të dorëzojë të gjithë dokumentet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave të tjera reale mbi pronësinë me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurimi, akt trashëgimie, vendim gjykate etj. Në mënyrë që regjistrimi i pronave të hyjë në rrugën e duhur dhe qytetarët të mund të kryejnë transaksione me pronat e tyre ka nisur Projekti i Regjistrimi Fillestar të Pasurive të Paluajtshme që financohet nga Banka Botërore nëpërmjet Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës.
Regjistrimi i pronës
Në bazë të procedurës çdo pronë e regjistruar në hipotekë ka një kartelë që tregon emrin e pronarit, tipin e pronësisë, vendndodhjen fizike dhe madhësinë e pronës. Ajo tregon gjithashtu çdo ngarkesë ose kufizim në transferimin e pronës si të drejtën e përdorimit të tokës nga të tjerët, hipotekimin, dhënien me qira ose problemet gjyqësore. Çdo pronë, pavarësisht nëse është një parcelë apo ndërtesë, ka një numër unik identifikimi, i cili referohet në kartelë dhe në Hartën Treguese të Regjistrimit. Shqipëria ka më shumë se 4.5 milionë prona të ndara në 36 rrethe dhe rreth 3000 zona kadastrale. Ndërkohë në kuadër të këtyre projekteve ZQRPP-ja ka vendosur që të gjitha pagesat me vlerë mbi 1 mijë lekë do të kalojnë vetëm nëpërmjet bankave. Për të lehtësuar procedurat, si dhe në zbatim të ligjit është vendosur që të gjitha këto pagesa të kalojnë nëpërmjet sistemit bankar.