E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet regjisori iranian, bashkëpunoime BBC-në

Teherani ka liruar një regjisor iranian, i cili kishte lidhje me programin në gjuhën persiane të BBC-së.

Faqet e internetit të opozitës thanë se Mojtaba Mirtamaseb është nxjerrë dje nga burgu famëkeq Evin, që ndodhet në veri të Teheranit. Agjencia e lajmeve ISNA e ka konfirmuar lirimin e tij.

Ai ishte arrestuar në shtator për shkak se i kishte dërguar BBC-së kritika rreth filmave dokumentarë të udhëheqësve iranianë.

Programi në gjuhën persiane i BBC-së është i ndaluar në Iran, por qytetarët e këtij vendi mund ta shohin atë përmes satelitit.

Qeveria iraniane e ka akuzuar BBC-në për transmetim të programeve anti revolucionare dhe ua ka ndaluar gazetarëve dhe regjisorëve iranianë bashkëpunimin me këtë rrjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›