Korçë, rrëmbehet 11-vjeçarja, donin ta martonin me forcë

Dy persona janë marrë në hetim nga policia në Korçë me akuzën se kanë rrëmbyer një 11-vjeçare të cilën kanë dashur ta martojnë forcërisht me nipin e tyre.
Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që kanë thënë se në date 11.12.2011, u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjëndje të lirë për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, neni 110 e 25 i K.Penal. Akuza sipas lajmifundit.com, është ngritur në ngarkim të shtetasve, Dritan Abas Ajredini, 25 vjeç, banues në Rëmbec- Korçë, 2 klasë, Entela Enver Ajredini, 23 vjeçe, banuese në Rëmbec- Korçë, 2 klasë shkollë.
Policia tha se hetimet filluan për shkak se këta shtetas, në datën e mësipërme, rreth orës 13:00, në qytetin e Bilishtit, kanë marrë jashtë dëshirës së saj shtetasen e mitur E.T, 11 vjeçe, banuese në qytetin e Bilishtit, 4 klasë, për ta çuar tek nipi i tyre G. A, 15 vjeç, banues në Rëmbec, pasi donin ta martonin me të. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce .