Lirohet sindikalisti nga Kosova Hasan Abazi i arrestuar ne Serbi

Autoritetet serbe liruan sot kryetarin e sindikates se pavarur te metalpunuesve te Kosoves Hasan Abazi i cili per me shume se tri jave eshte mbajtur nen masen e arrestit ne Serbi.
Lirimi i tij eshte bere me kusht kundrejt nje pagese prej 20 mije eurosh thane familjaret e tij. Transferimi i tij nga Serbia ne Kosove eshte bere nga autoritetet e Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit.
Hasan Abazi eshte arrestuar nga policia serbe me 28 mars ne vendkalimin kufitar me Serbine te Dheu i Bardhe ne baze te nje urdher arresti nen akuzat per sic eshte thene spiunazh gjate viteve te 90-ta.
Arrestimi i tij nxiti reagimin e institucioneve evropiane dhe organizatave nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut te cilat kerkuan lirimin tij.
Arrestimi i Hasan Abazit u vleresua si nje veprim hakmarres i autoriteteve te Serbise pas arrestimit te disa pjesetareve institucioneve te mbeshtetura nga Beogradi ne Kosove.