E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosoves ben thirrje per me shume njohje te pavaresise

Perfaqesues te qeverise se Kosoves u bene thirrje sot pese vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur pavaresine e saj ta bejne kete meqe arsyet ligjore per mosnjohje kane pushuar pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi pavaresine e Kosoves. Keto komente u bene gjate nje konference me temen Kosova therret.

Ministri i Puneve te Jashtme Enver Hoxhaj tha se pese vendet anetare qe nuk e kane njohur Kosoven nuk paraqesin nje bllok politik kunder pavaresise se saj.

Nuk jane as bllok kunder pavaresise se Kosoves dhe nese e them ne nje forme me te thjeshte arsyet jane te politikes se brendshme arsyet nuk jane te politikes se jashtme. Mirepo pas marrjes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise gjitha keto vende nuk kane ndonje argument te fuqishem legal qe ta shtyjne njohjen e Republikes se Kosoves tha ministri Hoxhaj.

Ministrja e integrimeve evropiane Vlora itaku tha se njohja nga peseshja evropiane do te krijonte hapesire qe pavaresine e Kosoves ta njohe edhe Serbia e cila kundershton ashper shtetesine e Kosoves.

Kur te vulosim tere njohjet e vendeve te Bashkimit Evropian jo vetem shteteve bilaterale apo Parlamentit Evropian por edhe Komisionit dhe organizatave te tjera me status neutral atehere edhe rajoni qe tenton ti bashkohet Evropes nuk do te mund te injoroje konsensusin evropian. Derisa ky konsensus nuk arrihet rrugetimi i kosovareve do te jete padrejtesisht me i gjate dhe rreziqet sa do te shtohen tha ministrja itaku.

Ambasadori britanik ne Prishtine Ian Cliff qe ka mbeshtetur konferencen tha se nuk mund te pritet njohje e shpejte e ketyre shteteve ndersa ritheksoi mbeshtetjen e vendit te tij edhe ne kete proces.

Qeveria britanike vazhdon te jete nje nga mbeshtetesit me te fuqishem te pavaresise dhe teresise tokesore te Kosoves dhe do te vazhdojme te nxisim partneret tane ne Bashkimin Evropian ne rajonin e Ballkanit dhe natyrisht ne gjithe boten per te njohur Kosoven tha ambasadori Cliff.

Nderkaq perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian ne Kosove Samuel Zhbogar tha se te 27 vendet anetare duan qe Kosova te jete demokratike me sundim te ligjit me qytetare te lire qe e shohin te ardhmen brenda vendit te tyre.

shte interesi yne qe Kosova te behet pjese e Bashkimit Evropian dhe ky eshte qellimi i fundit per te cilin pajtohen te gjitha 27 vendet anetare tha Zhbogar duke permendur fillimin e studimit te fizibilitetit per perfshirjen e Kosoves ne marreveshjen e stabilizim asocimit si nje deshmi te ketij perkushtimi.

Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 dhe deri tash eshte njohur nga afro 90 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe 22 vende te Bashkimit Evropian ndersa vazhdon te kundershtohet nga Serbia dhe aleatet e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›