E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët problematike nga reshjet e borës

Shkak është prania e akullit në rrugë. Sipas të dhënave, Akset Qafë Qelë-Pukë, Fushë Arrëz–Qafë Mali–Qafë Shllak, Qafë Mali–Fierzë janë të kalueshme me zinxhirë.

Në aksin rrugor Kukës–Krumë ka 20 cm dëbore, Kukës–Topojan-Shishtavec, nga Topojani–Shishtavec ka prezencë akulli, Shën Mëri–Qafë e Malit, qarkullimi kryhet me zinxhire. Në qarkun e Korçës, të gjitha akset janë të kalueshme me zinxhirë, ndërkohë po punohet për zhbllokimin e rrugës së Dardhës.

Në aksin kryesor Milot–Peshkopi, vetëm në segmentin rrugor Qafë Bualli–Ura e Cerenecit qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së borës dhe akullit, të cilat pavarësisht se pastrohen mbulohen përsëri nga erërat që fryjnë. Në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit–Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Në aksin Shpal – Ura e Rrepsit, Shpal – Qafë Benë, qarkulli pa probleme. Aksi Tirane – Dajt – Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë. Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin K/Labinot Fushë–Monument Bizë qarkullimi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës.

Po punohet për normalizimin e situatës.  Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan - Qafë Thanë, Librazhd–Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në akset Jergucat–Muzinë, Përmet–Çarshovë – Leskovik qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë trashesia e dëborës 15 cm, ka prezencës akullit në rrugë, aktualisht po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në Aksin Sarandë Qafë Muzinë trashësia e dëborës 10 cm po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin rrugor Fier–Zhulaj, tek vendi i quajtur kthesa e Bejarit si pasojë e sasië së reshjeve të dëborës së rënë qarkullimi kryhet me një kalim, po punohet për pastrimin e dëborës dhe hapjen e rrugës.   Në aksin Berat–Çorovodë në zonat me ngrirje po hidhet kripë, konkretisht në zonën e hijes së Kakrrukës, Poliçan dhe Gradishtë. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

                                                                                             2010-12-16 13:29
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›