Topalli: Rama t’u kërkojë falje shqiptarëve për zgjedhjet

Ajo kërkoi nga kryesocialisti, Edi Rama që t’i kërkojë falje Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pasi sipas saj, prokuroria e Shkodrës nuk nxori asnjë parregullsi gjatë hetimit të kutive.
"Zgjedhjet ishin më të mirat të organizuara ndonjëherë dhe pretendimet për manipulime në disa zona zgjedhore në Shkodër u rrëzuan, pasi u vërtetua se nuk pati shkelje. Rama duhet t'i kërkojë falje Shkodrës dhe shqiptarëve, por edhe deputetëve të tij, që për 6 muaj nuk i lejoi të futeshin në Parlament, duke iu rrezikuar edhe mandatin ", u shpreh ajo.
Zonja Topalli foli edhe për liberalizimin e vizave, duke theksuar se ato ishin meritë e qeverisë. “Shqiptarët e kanë merituar dhe nuk ishte dhuratë, sepse nuk ishte në dëshirën e të huajve të jepnin liberalizimin e vizave", deklaroi Topalli, duke shtuar se "e kemi marrë me forcë e punë të madhe kundër vullnetit të z. Rama, që ka bërë çdo përpjekje dhe s'ka lënë letër pa shkruar në Bruksel".
Ajo shtoi se vendimi i djeshëm ishte vendimi i "tokës së premtuar" dhe për këtë shprehu mirënjohjen e saj ndaj të gjithë deputetëve që kanë votuar pro në kushtet e vështirësive artificiale të ngritura nga kreu i PS-së./S.Ll/Start/
2010-12-16 12:06
[