Liruan te burgosurin per vrasje 4 ne pranga moren 11 milione leke

Taks-Forca e Prokurorise arreston kancelaren burrin e saj avokat punonjesen e burgut si dhe nje tregtar. Zbulohet agjencia ku kalonin parate per te denuarit e burgut te Krujes
Nje i burgosur dhe i denuar per vrasje ka lene qeline me nje vit kusht pasi ka dhene 11 milione leke te vjetra ku 9 milione i kane shkuar kancelares. Ky fakt qe sipas prokurorise eshte vertetuar beri te perfundonin ne pranga kater persona me funksione publike ne administraten gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur ne Kruje kurse lajmi u be i ditur nga Prokuroria e Pergjithshme. E tere skema ka funksionuar duke i premtuar te denuarit caktimin e dosjes te gjyqtari tek i cili do te nderhyhej per ulje te denimit apo fitimin e lirise me kusht. Personi te cilit i eshte bere ky premtim quhet Edison Harizaj dhe ishte denuar si bashkepunetor ne nje krim te ndodhur me 1999 ne qytetin e Vlores ku nje person mbeti i vdekur dhe dy te tjere u plagosen. Shuma prej 11 milione lekesh eshte vene ne levizje nga prinderit dhe te afermit e tij te cilet interesoheshin per situaten e njeriut te tyre ne burg dhe ecurine e procesit gjyqesor.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka ekzekutuar vendimet per caktimin e mases se sigurimit Arrest ne burg per Flutura Mecon me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja te dyshuar per kryerjen e vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal. Sipas akuzes Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje ne bashkepunim me Almir Meco bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me Adriana Xeben kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te ndikonin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret. Almir Meco duke shfrytezuar njohjet e bashkeshortes se tij Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje se bashku me Adriana Xeben punonjese e burgut kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Rasti me i dokumentuar eshte ai me Edison Harizajn te cilit Almir Meco i ka marre 9.5 milione leke te vjetra. Nje pjese e ketyre parave i eshte dhene nga Adriana Xeba ndersa pjesa tjeter nga te aferm te Edison Harizajt. Lidhjet me Edison Harizajn jane mbajtur nga Adriana Xeba deri ne fillim te muajit korrik. Pas ketij momenti Almiri ka hyre ne lidhje te drejtperdrejte me Edison Harizajn dhe te aferm te tij. Gjithashtu prej Almirit eshte insistuar qe shuma e parave te merrej e gjitha para dhenies se vendimit ne dt. 23.7.2010. Adriana Xeba duke qene punonjese ne IEVP ka pasur kontakte me shume persona te denuar te cilet jane te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre. Nga te aferm te Edison Harizaj eshte marre shuma prej 11 milione lekesh te vjetra. Adriana ka shfrytezuar njohjen qe kishte me Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje. Kjo e fundit per ta kamufluar kete aktivitet ka lidhur Adrianen me te shoqin Almir Mecon i cili eshte avokat i licencuar. Edmond Kalaja ka marre parate per ryshfetin nga Fatmir Harizaj i ati i Edison Harizajt. Hetimet zbuluan se kalaja gjithashtu ka mbajtur dhe parate e sjella nga te aferm te denuarve te tjere dy prej tyre Saltino Basha dhe Enton Nika. Nje pjese e shumave te tyre u jane dhene me pas nga Adriana Xeba. Sipas hetimit lokali i shtetasit Kalaja sherbente si agjenci ku silleshin leket te cilet me pas shperndaheshin.