E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prendi Si na e mori Lagunen e Karavastase Aldo Bare

Deshmia si u mashtruan punonjesit nga ish-drejtori Tahir Zela humbja e prones per 60 mije leke dhe presioni nga anetaret e bandes

Pas nje numri te konsiderueshem deshmish per vrasje gjoba apo kercenime te urdheruara nga Aldo Bare dje procesi gjyqesor ka vijuar me deshmi per menyren se si Laguna e Karavastase ra na duart e te fuqishmit te asaj kohe ne Lushnje. Pergjate procesit ku ishin anetaret e kesaj bande dje njeri nga pronaret e shumte te Lagunes ka qene deshmitari i radhes perballe Aldo Bares. Naum Prendi krejt ndryshe nga sa kishte deklaruar para hetuesve dje ka qene me i trembur per te thene te njejtin version ndersa nuk ka ngurruar te tregoje se si 90 pronaret mes te cileve edhe ai humben pronen dhe me deshire ia kaluan Aldo Bares kundrejt nje shume te paperfillshme. Megjithate Bare nuk perdori forcen por dinakerine i ndihmuar edhe nga drejtori i asaj kohe ne Ndermarrjen e privatizuar te Peshkimit Tahir Zela. U premtoi mbrojtje per pronen ne ate kohe rremujash dhe per kete duhet te hidhnin firmen se pranonin ti ruante ushtria e Aldo Bares por hodhen nje firme per ta humbur perfundimisht pronen e tyre kundrejt shumes 60 mije leke. Deshmitari Prendi ka deshmuar se per shume vite kishte punuar ne Ndermarrjen e Peshkimit ne Karavasta derisa ne vitet lsquo90 ajo u privatizua dhe kaloi ne emer te te gjithe punonjesve ne menyre te barabarte. Te 90-te punonjesit ia blene shtetit ndermarrjen kundrejt nje shume te caktuar nga vete shteti ne ate kohe. Ndermarrjen nuk do ta gezonin per shume kohe pasi dikush tjeter ia kishte vene syrin per ta shtene ne dore me cdo mjet e qellim. Oreksi i kapobandes se Lushnjes do te shtohej dhe do te shtrihej deri ne Karavasta ne Divjake te Lushnjes. Ndaj dhe i ndihmuar nga drejtori i asaj kohe ne kete ndermarrje Tahir Zela Bare ofroi ndihmen ne ruajtjen e saj. Sipas rrefimit te deshmitarit Prendi ne ate kohe drejtori u ka thene ketyre qe meqe ne kemi shume shqetesime do te vije nje firme te ruaje lagunen. Per kete vendim duhej te hidhnin firmen te gjithe dhe ashtu kane bere te gjithe punonjesit. Por vetem pak kohe me pas u jane dorezuar te gjitheve nga 60 mije leke te reja dhe drejtori Tahir Zela u ka thene qe laguna eshte shitur dhe keta mund te punonin aty vetem si punetore. Por ndersa para gjykates nuk deklaroi se u ishte bere presion para hetuesve Prendi ka deklaruar se persona te armatosur e kane detyruar te firmose per te kaluar pronen ne emer te tjeterkujt. Me thirren qe te paraqitesha ne zyren e llogarise ku duhet te nenshkruaja nje dokument. Nuk mu tha asnjehere permbajtja e ketij dokumenti por mu kerkua vetem firma dhe me pas mu dha si shperblim nje shume simbolike lekesh. U detyrova qe te firmosja pasi mund te ngelesha pa pune. Nuk e dija se kush ishin keta persona te armatosur te cilet kontrollonin rregullisht te gjithe peshkataret. Shume kohe me vona arrita te kuptoja se ai dokument kishte sherbyer per ti kaluar Aldo Bares pronesine e ndermarrjes se peshkimit. Marredheniet ne pune i kam shkeputur ne vitin 2000 - perfundonte deklarimi i Naum Prendit para grupit hetimor te cilat u lexuan dje nga prokurori i ceshtjes ne perfundim te deshmise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›