PDU tek Vatra Bashkerendim per zgjidhjen came

Viziten disaditore ne SHBA perfaqesuesit e PDU-se e mbyllen me bashkatdhetaret e Vatres te cilet u njohen nga deputetet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri me perpjekjet per promovimin e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ne vecanti asaj came. PDU dorezoi nje sere materialesh librash dhe nje CD qe tregon ne menyre kronologjike te gjithe aktivitetin e saj te deritanishem. Z. Idrizi pasi parashtroi punen e bere dhe objektivat e PDU-se kerkoi nga Vatra mbeshtetjen morale te tyre per sensibilizimin dhe berjen te njohur te ceshtjes came ne ambientin politik te shteteve te bashkuara amerikane. PDU kerkoi nisjen e nje bashkepunimi serioz per te koordinuar te gjitha shoqatat grupimet dhe individet me ndikim te diaspores asaj te vjeter dhe asaj te viteve te fundit per te organizuar nje aktivitet mbareshqiptar ne Tirane ku te hidheshin themelet e nje politike dhe axhende kombetare shqiptare. Axhende kjo te cilen te gjithe faktoret e rendesishem do tua imponojne ne vazhdimesi te gjitha qeverive shqiptare. Nje diskutim tjeter i rendesishem ishte per kerkesen e PDU-se drejtuar qeverise shqiptare per komitetit shteteror te diaspores. Komitet ky qe do te ndihmoje per identifikimin mbledhjen promovimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme te shqiptareve kudo ku jetojne. Nje sere temash te tjerash si komunuellthi ekonomik i zonave shqiptare te Ballkanit njesimi i gjuhes shqipe e te tjera ishin tema te ketij bashkebisedimi. Z. Idrizi theksoi se gjeja me e rendesishme ne statutin e Vatres te shkruar nga vete Noli kur fliste per ceshtje kombetare i referohej vetem Shqiperise. Jo se ai nuk e dinte se Kosova ameria shqiptaret e Malit te Zi dhe Maqedonise po jetonin nen regjimet e egra te shteteve fqinje por se ne mendjen e tij kishte vetem nje Shqiperi keshtu qe edhe per ne te nderuar miq bashkekombes ka vetem nje Shqiperi kudo qe jetojne shqiptaret. Ajo eshte Shqiperia e te gjithe shqiptareve jashte kuptimeve administrative dhe Vatra e di me mire se te tjeret kete fakt - tha z. Idrizi. Vatra mbasi vleresoi punen e kryer nga PDU-ja deri tani siguroi qe ky do te ishte fillimi i nje bashkepunimi serioz dhe afatgjate gjithmone ne promovimin dhe zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare.