Goditjet provokuese me raketa te Penianit

Uashingtoni do te jete përkrah Seuli ne rast se Peniani kryen goditje provokuese me raketa.
“Jemi ne gjendje ti përgjigjemi ne menyren e duhur” ka garantuar perpara Komisionit të Senatit të Forcave të Armatosura, gjenerali Samuel Loklir.
Forcat e Koresë së Jugut dhe forcat amerikane në atë vend thuhet se ndodhen në gatishmëri numër 2, vetëm një nivel më poshtë se në kohë lufte.
Pavarësisht tensioneve në rritje në gadishull, gjendja mbetet e qetë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe në zonat metropolitane, ku jetojnë më shumë se 20 milionë banorë - gati gjysma e popullsisë së vendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se nuk është duke i këshilluar shtetasit amerikanë të largohen nga Korea e Jugut, dhe as nuk ka ndonjë arsye për të shmangur vizitën në atë vend.
Koreja e Veriut të hënën u sugjeroi të huajve në jug se duhet të largohen, sepse lufta mund të shpërthejë në çdo kohë.