E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e Kuzhes perballja me Bjellorusine

Asnjë suprizë në listën e futbollistëve që trajneri i kombëtares së Shqipërisë Josip Kuzhe ka thirrur në forcë për ndeshjen e 26 marsit kundër Bjellorusisë për eliminatoret e Euro 2012. Tekniku kroat ka publikuar 20 emrat që do të ketë në dispozicion për sfidën e cilësuar si shumë të rëndësishme nga vetë ai, ndërsa ka mbajtur premtimin se do t’i besojë lojtarëve që kanë luajtur deri tani në fushatën eliminatore të kampionatit evropian.

Kuzhe do të mbështetet sërish te portierët Arjan Beqaj e Samir Ujkani ashtu si dhe te reparti i mbrojtjes, ku përvec Dallkut të skualfikuar për shkak të kartonëve dhe mungesës tashmë të konfirmuar të Currit, të gjithë futbollistët e tjerë përfshirë dhe  Lorik canën do të jenë në dispozicion të trajnerit kroat për sfidën në “Qemal Stafa’.

Nuk ka surpriza në mesin e fushës, ku Kuzhe vazhdon të besojë te eksperienca e kapitenit Altin Lala dhe Ervin Skela. Të dy lojtarët veteranë kuqezi janë grumbulluar për sfidën kundër Bjellorusisë, ndërsa reparti i mesfushës plotësohet me Duron, Bulkun, Likën, Vilën, Muzakën dhe Hykën.

Me Kapllanin e dëmtuar, Josip Kuzhe do të ketë vetëm tre sulmues në dispozicion. Dyshja e konfirmuar Bogdani-Salihi plotësohen vetëm nga Elis Bakaj, i cili luan në Rumani me Dinamon e Bukureshit. Shqipëria luan në grupin D eliminator të Euro 2012, ndërsa pas 4 ndeshjesh të zhvilluara deri tani kuqezinjë renditen në vendin e tretë me 5 pikë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›