Berisha ne Durres Fushata e Rames e mbushur me shpifje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk e përballon dot debatin dhe për këtë arsye dërgon mesazherët e tij tek kundërshtari politik, por ne nuk heqim dorë. Kështu është shprehur nga Ishmi Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar kreut te opozitës Edi Rama. Në inagurimin e rrugës Bubq-Ishëm kreu i qeverisë ka vlerësuar punën e bërë nga krerët e komuanave.
"I dërgon mesazhet kundërshtarit të tij politikë, të heqim dorë nga debati. Jo jo nuk heqim dorë nga debati, se të heqim dorë nga debati do të thotë ne kemi frikë nga ju. Ne nuk kemi frikë nga askërkush. Ne përfundojmë gjatë këtij mandati dy herë më shumë rrugë se sa cka ndërtuar kryetari i bashkisë së Tiranës, në kryeqytetin e v vendit", tha Berisha.
Me tej në fjalën e tij Berisha ka bërë një panoramë të investimeve në infrastrukturë që qeveria ka bërë gjatë mandatit të saj duke premtuar vazhdimin e tyre. "Ne ndërtojmë rrugë, do ndërtojmë shkolla, qendra shëndetësore, një infrastrukturë moderne. Unë erdha rrugës, e ju garantoj se gjatë mandatit që vjen, kryetarët e këtyre komunave, të gjithë trajektoren e saj do ta ndricojë tërësisht drita në kodër", tha kryeministri.
Vizita e kryeministrit në Ishëm ka përfunduar me homazhet në varrin e piktorit te madh Ibrahim Kodra ku sërish shënjestroi kreun e opozitës. "Tek varri i Ibrahim Kodrës është vendi ku mund të lutem 'Zoti ti shpëtojë shqiptarët nga piktorët dështakë'. Të merren me gjëra të tjerë, të merren dhe me bojëra e të lyejnë pallate po pikturat tua lënë korifejve dhe kolosëve", tha ai.
Aleks Kalemasi