E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil: Do ta mposhtim Barcën

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, mendon se ekipi i tij ka potencialin për të mposhtur Barcelonën dhe për të fituar La Ligan në fund të sezonit.

“Të gjithë e dini se lojtarët e Barcelonës kanë luajtur së bashku për shumë vjet”.

“Ne kemi ekip të ri me potencial të madh. Ne jemi në rrugë të mirë për t`u zhvilluar dhe kjo është ajo që po bëjmë. Pas çdo ndeshje ne po përmirësohemi dhe po bëhemi më të fortë. Jam i sigurtë se mund ta mposhtim Barcelonën”, ka thënë Ozil për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›