E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e barnave të rimbursueshme

Si mund të marrim rimbursim të një alternative tjetër të ilaçit që rimbursohet?

Lista e barnave të rimbursuara është një element i rëndësishëm bazë, në të cilin e mbështesin punën e tyre mjekët, farmacistët, depot farmaceutike importuese/distributore, agjencitë farmaceutike, që kanëkontratë me ISKSH-në.

Sigurimet Shëndetësore rimbursojnë sipas masës së mbulimit të përcaktuar në Vendimin Nr. 780, datë 14/05/2008 të Këshillit të Ministrave, alternativën e parë të çdo bari. Alternativat e tjera të renditura gjithmonë pas së parës, u përkasinfirmave të tjera farmaceutike, dhe nëse pacientët e siguruar dëshirojnë të marrin njërën prej këtyre alternativave, duhet të paguajnë diferencën midis çmimit referencë të alternativës së zgjedhur dhe rimbursimit nga ana e ISKSH-së.

Për të lehtësuar përdorimin e listës, po japim një shembull të marrë nga kjo listë:

Kodi            Emërtimi Kimik   Forma   Emri Tregtar   Firma Farmaceutike   Çmimi Referencë   Çmimi Pacientit   RimbursimiATC

A10BA02    Metforminum         tabl.        Neomid            AEGIS                            2.7                           0.1                       2.6                                                   tabl.        Metformine       PROFARMA3.               3.6                          1.0                        2.6                                                 f.c.tabl.   Metformin         PRAMIT                         8.8                          6.2                        2.6                                                 f.c.tabl.   Siofor 500        BERLIN-CHEMIE        12.0                          9.4                        2.6                                                 tabl.        Glucophage      MERCK SANTE          12.5                          9.9                        2.6

P.sh., n.q.s. i siguruari dëshiron të marrë siofor 500 mg, ai do të paguajë 12-2.6 = 9.4 lekë për tabletë. (referuartabelës së mësipërme).

Masa e mbulimit të çmimit të barnave në listë, sipas grupeve të caktuara, varionnë masën 50%-100%.

Kategoritë shoqërore, të tilla si pensionistë, invalidë të plotë, fëmijë 0-12 muaj; të sëmurë me CA, TBC, jetimë, të verbër, raste të veçanta, ashtu si më parë, do të vazhdojnë tëmarrin falas alternativën e parë të çdo bari të përfshirë në këtë listë.

Kategoritë shoqërore veteranë dhe invalidë të luftës do të vazhdojnë të marrin falas çdo alternativë të barit (brenda ose jashtë listës së barnave të rimbursuara), sipas përshkrimit në recetën me rimbursim nga ana e mjekut, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Në asnjë rast nuk lejohet llogaritja e dozave me shumëfishin apo nënfishin e dozës së barit në listë, për asnjë lloj forme farmaceutike të barit.

Kjo listë është konceptuar në bazë të klasifikimit të sistemit ATC (anatomik, terapeutik dhe kimik).

Lista e barnave të rimbursuara nga ISKSH-ja është ndërtuar sipas klasifikimit ATC (anatomik, terapeutik, kimik) të barnave.

Kjo listë synon që t’u krijojë mjekëve e farmacistëve mundësinë e orientimit më të mirë dhe të përdorimit në mënyrë sa me efektiv.

ATC-ja është një sistem i klasifikimit të barnave, i hartuar nën rekomandimin dhe kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Këshillit Nordik të Barnave.

Sipas këtij sistemi klasifikimi, barnat ndahen në grupe të ndryshme në përputhje me sistemin, organin në të cilin veprojnë, efektin e tyre kimik, farmakologjik dhe terapeutik.

Barnat klasifikohen në grupime sipas pesë niveleve, duke pasur kështu kodet e tyre përkatëse.

•Në nivelin e parë përfshihet GRUPI KRYESOR ANATOMIK, i shprehur si më poshtë:

A.Trakti digjestiv dhe metabolizmi.

B.Gjaku dhe organet hemopojetike.

C.Sistemi kardiovaskular.

D.Dermatologjiket.

G.Sistemi urogjenital dhe hormonet seksuale.

H.Preparatet hormonale sistemike, përjashtuar hormonet seksuale.

J.Antiinfektivët e përgjithshëm sistemikë.

L.Barnat antineoplazikë dhe imunosupresorë.

M. Sistemi muskulo-skeletik.

N.Sistemi nervor.

P.Produktet antiparazitare.

R.Sistemi respirator.

S.Organet e shqisave.

V.Të ndryshme.

•Në nivelin e dytë përfshihet GRUPI KRYESOR TERAPEUTIK.

•Në nivelin e tretë përfshihet NËNGRUPI FARMAKOLOGJIKO-TERAPEUTIK.

•Nënivelin e katërt përfshihet NËNGRUPI FARMAKOLOGJIK.

•Në nivelin e pestë përfshihet NËNGRUPI KIMIK.

Për të ilustruar strukturën e kodit ATC, marrim si shembull barin atenolol. Ky preparat, në sistemin e klasifikimit ATC, ka kodin C07AB03 të shpjeguar si më poshtë:

C.SISTEMI KARDIOVASKULAR

(niveli i parë - grupi kryesor anatomik)

C07.BETABLLOKUESIT .

(niveli i dytë- grupi kryesor terapeutik)

C07A.BETABLLOKUESIT E RECEPTOREVE BETA-ADRENERGJIKE

JOSELEKTIVE

(niveli i tretë – nëngrupi farmakologjiko-terapeutik)

C07AB.BETABLLOKUESIT E RECEPTOREVE BETA-ADRENERGJIKE .

SELEKTIVE

(niveli i katërt – nëngrupi kimik-farmakologjik)

C07AB03. Atenolol

(niveli i pestë – nëngrupi kimik)

Barnat në këtë sistem klasifikohen në përputhje me përdorimin terapeutik kryesor të përbërësit kryesor aktiv, sipas parimit bazë, që çdo bar të ketë një kod të vetëm. Megjithatë, një bar mund të ketë më shumë se një kod ATC, në varësi të formave farmaceutike të përdorimeve terapeutike, që ka. Si p.sh., bari gentamicinë, në përdorimin në dermatologji në formë pomadë, bën pjesë në grupin kryesor anatomik D, në okulistikë në formë koliri, në grupin S, si antiinfektiv, në grupin J.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›