Lista e deputetëve të Ramës, një lotari milionëshe

Edi Rama ka hedhur në treg listën e kandidatëve për deputetë, me lotarinë e vet, e cila synon financimin e aktivitetit të partisë së tij private, gjatë katër viteve të ardhshme. Opozita del kundër abetares kombëtare, kundër privatizimeve e kundër ligjeve që rekomandon BE-ja. Ajo s’ka kohë të marrë përsipër përgjegjësi kombëtare, pasi është e zënë me përcaktimin e fituesve të lotarisë miliona eurosh, për listën e kandidatëve për deputetë
Ndërsa Edi Rama ka hedhur në treg listën e kandidatëve për deputetë, deputetët e PS-së, të frikur dhe të pasigurt për një “refresh” të mundshëm të statusit të tyre pas 23 qershorit 2013, po bëjnë çfarë të munden për të siguruar një “vend nderi” në listën e deputetëve të kryetarit të PS-së.
Gara është bërë e ethshme.
Merita për këtë është e Edi Ramës, i cili për rreth katër fundjava me diversionin e tij brenda radhëve të grupit parlamentar socialistë, po promovon “rilindës” të rinj. Matematikisht katër “rilindësit” e prezantuar deri tani, apo edhe 14 a 44 të tjerët, të mundshëm për prezantim në ditët e ardhshme, ndërsa “ua kanë ngrënë kokën”, katër deputetëve aktualë, pritet tua “hanë kokën” edhe 14 apo 44 deputetë të tjerë, të pritshëm për t’u zëvendësuar.
Në këtë përllogaritje të tij, Edi Rama është në rregull në sjelljen diversive që po demonstron. Ai promovon për çdo javë nga një “rilindës” të ri, por listën tjetër, atë “të përjashtimeve”, e ka ende të bardhë. Dhe kështu do e mbajë këtë listë ët dytë, deri në afatin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ.
Problemi tashmë është në anën e deputetëve të PS-së. Në pamundësi për tu shfaqur nga foltorja e selisë së PS-së, një numër i konsiderueshëm i deputetëve socialistë shfrytëzuan dje seancën e stërzgjatur parlamentare për të folur, herë-herë edhe më shumë se një herë, më shumë për ti bërë të ditur Edi Ramës se edhe ata “diçka janë”.
Por, kishte edhe një pjesë tjetër deputetësh, të zakonshëm në heshtjen e tyre në sallën e parlamentit.
Ndërsa të parët, “oratorët” e seancës së djeshme, janë të pasigurt por shpresojnë në “zemërgjerësinë” e Edi Ramës, të dytët janë më të “orientuar”, ata (një pjesë) janë ose të bindur se në 23 qershor “i mbyllin hesapet” me deputetllëkun ose (pjesa tjetër), e kanë të sigurt se do të jenë sërish në listat e deputetëve, ndaj edhe sikurse edhe dje, kanë zgjedhur të mos e prishin traditën e tyre “të heshtjes” në sallën e Kuvendit. “Nuk ia vlen” investimi, sepse ata nuk janë aty për “të folur”, por për shkak të sigurimit të mandatit të deputetit, falë të kaluarës dhe të tashmes së tyre si biznesmenë.
Me shumë gjasa, përpos konsumit të djeshëm të depuetëve “oratorë” socialistë, sipas edhe sjelljes diversive të deritanishme të Edi Ramës, modeli i deputetëve socialistë me të kaluar dhe të tashme si biznesmenë, apo e thënë ndryshe si parallinj, do të mbizotërojë listën e kandidatëve “rilindës” të kreut të PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Zhurmnaja apo tymnaja për lotarinë kombëtare, abetaren, privatizimet..., etj..., etj..., nuk janë pjesë “solide” e Edi Ramës, por mënyrë për të larguar vëmendjen nga lista e kandidatëve, pse jo edhe nga reaksioni i mundshëm i “të përjashtuarve” të pritshëm. Në qoftes e do të ishte ndryshe dhe Edi Ramës do t’ia ndiente për lotarinë kombëtare, ai të paktën do na bënte ët ditur se si “i ka vajtur fati”, jo aq letrës së tij verën që shkoi për kancelarin austriak Werner Favmann, të cilit i kërkonte tërheqjen nga gara të kompanisë fituese “Austrian Lotteries”, por edhe përpjekjet e tij të mundshme, të mëpastajme, për të shmangur jo vetëm injorimin e kancelarit austriak.
Sa për abetaren zhurmnaja e tymnaja e Edi Ramës nuk e kapërcen kufirin e këndvështrimit, logjikës dhe argumentit të tij të tipit “Shaban sharron me sharrë”, ndërsa edhe për zhurmanjën dhe tymnajën ndaj privatizimeve, ai gjen veten falë trashëgimisë, jo vetëm gjenetike, që përfaqëson...