Referendumi për importin e plehrave, Rusmali: Kushtetuesja u keqinterpretua
Gjykata Kushtetuese as nuk ndalon dhe as nuk lejon importin e plehrave me lejimin e referendumit - me këtë vendim ajo ua lë në dorë shqiptarëve, të cilët mund të shprehen me votën e tyre
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali ka reaguar pas publikimit të lajmit se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të lejojë referendumin kundër importit të plehrave.
Sipas tij, ky vendim është keqinterpretuar, pasi Kushtetuesja as nuk lejon dhe as nuk ndalon importin e plehrave. Me këtë vendim ajo ua lë në dorë shqiptarëve, të cilët mund të shprehen me votën e tyre.
“Gjykata Kushtetuese është rruga nga e cila kalon çdo nismë për referendum. Por Gjykata Kushtetuese as nuk ndalon dhe as nuk lejon importin e plehrave me lejimin e referendumit. Ky vendim konfirmon të drejtën e shqiptarëve që nëpërmjet votës duhet të vendosin, kaq është përmbajtja”, sqaron Rusmali.
Ai shtoi se “Gjykata ka respektuar të drejtën sovrane të shqiptarëve, për të vendosur me anë të referendumit”.