Lista e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Rama: Dashnor Sula u la në det të hapur

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama komentoi sot në rubrikën “Sy m’Sy” listat e kandidatëve të opozitës duke u ndalur në mospërfshirjen e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve për deputetë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
Në bashkëbisedimin live me qytetarët në platformat sociale, Rama iu përgjigj disa komenteve që lidhen me shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
“Kush kishte ndonjë dyshim, shpresë apo ndonjë besim të mbetur mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Kur mungon Kujtim Gjuzi, i cili përdoret ose më saktë keqpërdoret në mënyrë brutale sepse është i vetmi që do ta kishte merituar të ishte aty në skuadrën e mbyllur, por për atë nivel që ka këneta e për ato mustaqe që ka Kujtimi absolutisht e meriton”, theksoi Rama.
Rama tha se “ndërkohë që Dashnor Sula i madhi Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribunën vip u la jashtë, u la në det të hapur. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë që Shqipëria bëhet”.
Por, vijoi Rama, në fund të ditës Dash Sula thuaj çfarë të duash është gjel deti i Peqinit nuk pajtohet dot këneta me të, është si ato puplat e mëdha, papajtueshmëri me ujin e kënetës.
“Është tip i veçantë në llojin e vet tek Shqipëria bëhet. O me Shqipëri madhështore, o me Shqipërinë bëhen gjëra të mëdha shumë në horizontin e mbyllur”, tha Rama. /k.s/