E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Procreditbank, qytetar nderi i Kamzes

Bashkia Kamze i ka dhene Borislav Kostadinov, Drejtor i Pergjithshem i ProCredit Bank ne Shqiperi, cmimin "Mirenjohje e qytetit" per kontributin e dhene ne gjelberimin e qytetit te Kamzes. "Kamza qytet i ri, me nje komunitet shume vital dhe me deshira te medha per te mberritur standardet qyteteruese e perparimtare, ne kuader te zhvillimit e konsolidimit te kontureve te tij si qytet bashkekohor", eshte shprehur Xhelal Mziu, kryetar i bashkise. Po dje, ProCredit Bank i eshte bashkuar nismes "Qytet i gjelber, qytetare te shendetshem", iniciuar nga Bashkia e Kamzes, duke mbjelle se bashku 120 fidane bliri ne bulevardin kryesor te qytetit. Gjate ceremonise per mbjelljen e pemeve ishin te pranishem punonjes te ProCredit Bank dhe Bashkise Kamze, si dhe shume banore dhe biznese te kesaj zone. Ne vazhdimesi ProCredit Bank ka kontribuar ne projekte ne komunitet dhe ne rritjen e hapesirave te gjelbra ne kryeqytet dhe gjere. Kjo nisme do te perfshije te gjithe sistemin rrugor te qytetit, po ashtu edhe mjedise te tjera qe do te hapen dhe do te rrisin gradualisht siperfaqen e gjelber te qytetit, per te bere te pranishem dhe per te realizuar ne Kamez, shume shpejt mjedise te pershtatshme per banoret, femijet e moshen e trete, ne ndihme te rritjes se kualitetit e cilesise se jetes se qytetit e qytetareve. Deri me 27 Shkurt 2009 me shume se 140 mije kliente i kane besuar kursimet e tyre ProCredit Bank ne Shqiperi. ProCredit Bank eshte mjaft e njohur ne Shqiperi dhe kryen aktivitetin e saj prej me shume se 13 vjetesh. Aksioneret e ProCredit Bank jane institucione mjaft te rendesishme me kapital shteteror dhe privat, te tilla si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank eshte e pranishme ne 22 shtete, ne: Evropen Juglindore, Afrike dhe Ameriken Latine.

Kontributi

Ne vazhdimesi ProCredit Bank ka kontribuar ne projekte ne komunitet dhe ne rritjen e hapesirave te gjelbra ne kryeqytet dhe gjere. Kjo nisme do te perfshije te gjithe sistemin rrugor te qytetit, po ashtu edhe mjedise te tjera qe do te hapen dhe do te rrisin siperfaqen e gjelber te qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›