Lista e zgjedhësve, edhe tre ditë afat

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon t’u kujtojë zgjedhësve se po përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Me një njoftim në rrjetet sociale të dielën, KQZ kujton se ky afat përfundon më 15 mars. “Edhe tre përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet vendore” shkruan KQZ.
“SA MË PARË. Kontrollo Sot Emrin në Listën e Zgjedhësve” është thirrja e përsëritur bashkë me sloganin “VOTOTËDËGJOHESH”.
/ rtsh.al /