E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lista me anëtarët e 3 komisioneve, Alibeaj: PS s’ka votat për presidentin, PD jo bojkotit!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për media ka deklaruar se opozita e ka për detyrë të marrin pjesë në proces për të zhbërë kulturën e ‘bojkotit’ dhe të ndërtimit të një kulture me moral. Alibeaj theksoi se opozita i kishte emrat fillestarë për presidentin e ri, por Kryeministri Edi Rama u tërhoq.

“Rama u tërhoq, pa thënë asgjë për emrat fillestar që do diskutoheshin. Serioziteti i këtij procesi kërkon që detyrimet do duhet t’i çosh në fund. Ne e bëmë punën tonë. Presidenti e ka të nevojshme të ketë legjitimitet i plotë, përndryshe do jetë i cunguar, dhe s’do i bëjë ballë rrebesheve të politikës që do vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS. Ne i qëndrojmë. Ne bëmë detyrën tonë. Ne i qëndruam detyrimeve tona sipas dokumentit, filluam procesin e identifikimit, pala tjetër u tërhoq dhe dakordësia bie. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit, me dy mandate të Aqif Rakip, apo me të tjerë që i ke pas qelisë, me një raport të DASH që godet besoj që është detyrim ky i yni për të marrë pjesë në proces dhe në proces marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjnë atë kulturën e vogël të bojkotit që nuk eci. Vlera e dokumentit qëndron deri në 12:00 të natës nëse Ramës i ndërrohet mendja”, tha Alibeaj.

Ndërkaq, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD janë caktuar edhe emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit për Reformën territoriale. Alibeaj ka deklaruar se pjesëmarrja në Komisione është bazuar te eksperienca dhe profesionalizmi, duke shuar dyshimet për ndasi me Komisionin e Rithemelimit. Alibeaj do të jetë bashkëkryetar për Reformën Zgjedhore, ndërsa Dhurata Çupi do të jetë bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale.

“Nuk ka ndasi. Pjesëmarrja në komisione bazohet te eksperienca, profesionalizmi, njohja për lëndën përkatëse. Janë emra të cilët kanë në të shkuarën e tyre eksperiencën e nevojshme, dhe eksperiencën për të bërë debatin publik”, tha Alibeaj.

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:

  1. Gazment Bardhi (kryetar)
  2. Ferdinand Xhaferaj (anëtar)
  3. Lefter Geshtenja (anëtar)
  4. Ilda Dhori (anëtare)
  5. Emilia Koliqi (anëtare)
  6. Bledion Nallbati (anëtar)
  7. Arbi Agalliu (anëtar)
  8. Kastriot Piroli (anëtar zëvendësues)
  9. Jorida Tabaku (anëtar zëvendësues)
  10. Ramadan Likaj

Komisioni për Reformën Territoriale:

  1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
  2. Zef Hila (anëtar)
  3. Andia Ulliri (anëtare)
  4. Xhelal Mziu (anëtar)
  5. Orjola Pampuri (anëtare)
  6. Saimir Korreshi (anëtar)
  7. Merita Bakiu (anëtare zëvendësuese)
  8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
  9. Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore:

  1. Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
  2. Oerd Bylykbashi (anëtar)
  3. Grida Duma (anëtare)
  4. Dashnor Sula (anëtar)
  5. Kreshnik Collaku (anëtar)
  6. Lindita Metaliaj (anëtare)
  7. Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
  8. Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
  9. Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›