E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat tabela me kryeqytetet e BE ne rruget e Tiranes

/ /

Kjo eshte njera nga tabelat e vendosura dje ne rruget e Tiranes. Nje tjeter shkruan se deri ne Helsinki nga Tirana duhet te pershkruash 2123 kilometer ndersa ne Lubjane mund te shkosh edhe me shpejt pasi duhen pershkuar vetem 676 kilometer. Edhe Brukseli eshte me afer se kurre me pare. Nga kryqezimi i 21 Dhjetorit ne kryeqytetin tone e deri ne kryeqytetin belg distanca eshte vetem 1588 kilometer. Udhetimi nga rruga e Elbasanit deri ne kryeqytetin e Gjermanise Berlin largesia eshte 1334 kilometer. Distancat megjithate jane te njohura ndryshimi eshte se prej dites se sotme qytetaret shqiptare nuk do te kene me barriera ne levizjen e tyre drejt vendeve te Europes. Per kryeqytetasit mengjesi i djeshem ishte ndryshe. Ne rruget e Tiranes krahas sinjalistikes se zakonshme rrugore ishin vendosur gjithandej tabela blu ne te cilat shkruhej EUROPE PA VIZA. Gjetja ishte se fjala Europe ishte vendosur ne sinjalistiken prane drites jeshile te semaforit qe simbolizon te drejten e kalimit.

Gjetja duket se i perket nje grupi pune te ngritur ne Keshillin e Ministrave i cili ka vene ne zbatim disa ide per sensibilizimin e qytetareve mbi liberalizimin e vizave. Nje prej tyre ka qene vendosja e tabelave rrugore krahas sinjalistikes se zakonshme rrugore. Shume qytetare ndersa drejtonin automjetet apo ecnin ne rruge jane perballur me tabelat qe sinjalizonin levizjen e lire drejt kryeqyteteve te BE-se. Tek Rruga e Elbasanit per shembull ne vend tabeles qe me pare lexonte Elbasan ishte vendosur tabela qe tregonte Parisin. Ne vend te Durresit ishte vendosur Zyrihu e ne vend te Shkodres e Krujes Budapesti e Praga. Te gjithe dje jetuan nje enderr ndersa sot pritet vetem realizimi i saj. Tabelat qe lexonin fjalen Europe e me pas ato te tjerat me emrat e kryeqyteteve europiane dhe flamujt e BE-se valeviteshin ne cdo cep te Tiranes.

Ndonese vendimi per liberalizimin e vizave pritet te shpallet sot nga ministrat e Brendshem te BE-se festa ne Tirane duket se ka nisur qe dje. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret. Festimet jane vendosur te zhvillohen te marten ne mbremje ne sheshin Nene Tereza atje ku po ndertohet nje skene mbi te cilen artiste te njohur do te mbajne nje koncert. Gjithcka do te jete e shoqeruar me paraqitje grafike dhe elemente artistike per rrugen qe u desh te bente Shqiperia deri ne heqjen e barrierave per levizjen e lire.

Liberalizimi i vizave per shqiptaret megjithese formalizohet ne takimin e ministrave te Brendshem te BE-se me 8 dhe 9 nentor pritet te hyje ne fuqi ne mesin e muajit te ardhshem. Pas kesaj date kur akti botohet ne Fletoren Zyrtare te Bashkimit Europian cdo shtetas shqiptar qe disponon nje pasaporte biometrike mund te udhetoje pa vize ne BE per nje qendrim 90 dite ose tre muaj. Rregullorja parashikon qe udhetari te paraqese disa te dhena ne kufijte nderkombetare ne lidhje me vendstrehimin ku do te qendroje dhe te ardhurat financiare te konsumit 70 euro dita per kohen e qendrimit ne vendet e hapesires Shengen. Ministria e Brendshme gati udhezimi i ri ne pikat e kalimit kufitar

TIRANE - Ministria e Brendshme pritet te shperndaje brenda pak diteve ne cdo pike te vendkalimit kufitar nje udhezim per masat qe duhen marre pas vendimit te pritshem per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Udhezimi i firmosur nga ministri Lulzim Basha fillimisht do te dergohet ne Komisariatin e Rinasit duke marre parasysh se aeroporti Nene Tereza do te jete porta kryesore lidhese me Europen. Ne aeroport pritet qe edhe fluksi i udhetareve te jete me i madh. Ekspertet e Policise Kufitare parashikojne nje fluks te madh qytetaresh shqiptare qe do te kerkojne te udhetojne drejt vendeve te Bashkimit Europian dhe per kete arsye duhen marre masa konkrete per te perballuar keto situata. Udhezimi me pas do te shperndahet edhe ne pikat e vendkalimeve tokesore dhe ne te gjitha portet pasi edhe aty parashikohen dyndje per te kaluar kufirin pa viza. Paraprakisht dihet qe udhezimi parashikon nje plan masash speciale qe fillojne nga shtimi i punonjesve ne sportelet doganore te kontrollet si dhe staf me i gjere per te mos krijuar radhe te gjata pritjesh ne pikat e vendkalimeve kufitare. Burime nga Policia Kufitare e Tiranes thane se ende nuk kane dijeni se cfare permban udhezimi i Ministrise se Brendshme por ne vija te pergjithshme dihet qe eshte nje plan i detajuar masash speciale. Plani eshte hartuar duke u mbeshtetur edhe ne eksperiencat e vendeve fqinje per te cilat vendimi per heqjen e vizave u ndermor para se te merrej per Shqiperine dhe menjehere pas vendimit qindra e mijera qytetare iu drejtuan pikave kufitare per te udhetuar ne drejtim te vendeve te Bashkimit Europian.

Etleva Delia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›