E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave zbulohet vendimi qe BE do marre sot

/ /

Ne kete mbledhje e cila do te nise ne oren 10.00 te paradites do te diskutohet drafti i Komisionit Europian i cili propozon zhvendosjen e ketyre dy vendeve te rajonit nga shtojca I ku bejne pjese vendet qytetaret e te cilave duhet te pajisen me vize perpara se te hyjne ne hapesiren Shengen ne shtojcen II ku hyjne qytetaret e vendeve qe nuk kane nevoje per vize por vetem per nje pasaporte biometrike.
Propozimi
Gazeta publikon sot te plote vendimin e propozuar nga Komisioni Europian per Ministrat e Brendshem dhe ata te Drejtesise se bashku me te gjitha shqetesimet dhe gjendjen ku ndodhen aktualisht dy vendet. Propozimi synon transferimin e Shqiperise dhe Bosnjes e Hercegovines nga Shtojca I kerkese per vize per ne Shtojcen II asnje kerkese per vize te Rregullores EC Nr. 539/2001 ne lidhje me mbajtesit e pasaportave biometrike thuhet ne paragrafin e pare te propozimit. Sipas ketij dokumenti gjate kohes kur Komisioni beri propozimin per heqjen e vizave dy vendet nuk kishin plotesuar ende te gjitha kriteret e percaktuara ne udherrefyes. Shenimi shpjegues per propozimin tregon se propozimi per kete arsye eshte bere me mirekuptimin se nga dita e miratimit te propozimit te dy vendet duhet te permbushin te gjitha kriteret. Ne raportin e vleresimit me te fundit te percaktuara nga stafi i punes se Komisionit me 14 shtator 2010 me dok. 13749/10 eshte konstatuar se sherbimet e Komisionit konsiderojne se te dy vendet kane marre te gjitha masat e nevojshme per te permbushur te gjitha standardet e hapura te shenuara ne shenimin shpjegues vijon me tej propozimi. Komisioni ben te ditur gjithashtu se gjate diskutimeve dy delegacione te cilat nuk jane te specifikuara me emra kane shfaqur rezerva per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Ne fund propozohet qe Keshillit i eshte kerkuar pra per te arritur marreveshje dhe Te miratoje Rregulloren sic eshte percaktuar ne PE-Cons 50/10 ne takimin e Keshillit te Drejtesise dhe eshtjeve te Brendshme me 8 nentor 2010 per te marre parasysh versionin perfundimtar te deklarates nga ana e Komisionit dhe te porositet qe deklarata te jete e shenuar ne minutat e atij takimi. Pasi te nenshkruhet nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe Presidenti i Keshillit akti legjislativ do te publikohet ne Gazeten Zyrtare te Bashkimit Europian. KE me tres kenare per negociatat

Nje dite pasi Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise se Bashkimit Europian te marre vendimin per heqjen e vizave me Shqiperine nje tjeter vendim i rendesishem pritet nga Brukseli. Komisioni Europian do te beje publik qendrimin e tij per aplikimin e Shqiperise per hapjen e bisedimeve lidhur me anetaresimin ne Bashkimin Europian. Nisur nga eksperienca e deritanishme nga viti 1976 deri me sot KE ka pasur tre variante te ndryshme per marrjen e nje statusi per nje vend qe ka aplikuar per ne BE. Varianti i pare sipas nje studimi te kryer nga Levizja Europiane ne Shqiperi EMA eshte ai i marrjes se statusit bashke me negociatat por qe per rastin e Shqiperise duket se nuk do te ndodhe pas publikimit te diteve te fundit te draft-opinionit sipas te cilit Shqiperia nuk ploteson disa prej kritereve. Skenari i dyte eshte vleresimi jo pozitiv propozim nje periudhe tranzitore dhe nje vleresim te ri ne te ardhmen ndersa skenari i trete status por jo negociata nuk rekomandohet hapja e negociatave per anetaresim por i propozohet Keshillit dhenia e statusit te vendit kandidat.

Propozimi i komisionit europian
Subjekt Propozim per nje Rregullore te Parlamentit Europian dhe e Keshillit te Bashkimit Europian qe ndryshon Rregulloren EC Nr. 539/2001 renditur per vendet e treta shtetasit e te cileve duhet te kene vize kur kalojne kufijte e jashtem te shteteve anetare dhe te atyre ku shtetasit jane te perjashtuar nga kerkesa leximi i pare
- Miratimi i aktit legjislativ LA- S
I Hyrje
Me 27 maj 2010 Komisioni i transmetoi Keshillit propozimin e mesiperm i cili eshte bazuar ne Nenin 77 2 a TFEU 1. Propozimi synon transferimin e Shqiperise dhe Bosnjes e Hercegovines nga Shtojca I kerkese per vize per ne Shtojcen II asnje kerkese per vize te Rregullores EC Nr 539/2001 ne lidhje me mbajtesit e pasaportave biometrike.
Komisioni per Lirite Civile Drejtesine dhe eshtjet e Brendshme te Parlamentit Europian votoi raportin e tij me 28 shtator 2010. Parlamenti Europian ka miratuar qendrimin e tij me 7 tetor 2010 duke miratuar propozimin e Komisionit pa ndonje ndryshim.
Propozimi u shqyrtua ne COREPER me 29 shtator 20 tetor dhe 3 nentor 2010 me rastin me te fundit ne baze te dok. 15433/10 dhe 15688/10. shte konstatuar se dosja do te paraqitet ne Keshillin per Drejtesi dhe Pune te Brendshme me 8 nentor 2010 me synimin per miratimin e aktit legjislativ ne ate Keshill.
II Situata ne veprim
Ne kohen kur propozimi i Komisionit ishte dorezuar standardet e caktuara ne udherrefyesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen mbeten te hapura. Shenimi shpjegues per propozimin tregon se propozimi per kete arsye eshte bere me mirekuptimin se nga dita e miratimit te propozimit te dy vendet duhet te permbushin te gjitha kriteret. Ne raportin e vleresimit me te fundit te percaktuara nga stafi i punes se Komisionit me 14 shtator 2010 me dok. 13749/10 eshte konstatuar se sherbimet e Komisionit konsiderojne se te dy vendet kane marre te gjitha masat e nevojshme per te permbushur te gjitha standardet e hapura te shenuara ne shenimin shpjegues ne propozimin e Komisionit dhe si pasoje mund te transferohen ne listen pozitive Shtojca II te Rregullores 539/2001.
Komisioni per te permbushur shqetesimet e shprehura nga delegacione te caktuara paraqiti ne COREPER me 3 nentor 2010 draftin e deklarates se Komisionit per percjelljen e procesit te liberalizimit te vizave te percaktuara ne dok. 15688/10 me qellim qe deklarata te hynte ne minutat e Keshillit ne miratimin e Rregullores. Komisioni deklaroi se do te reflektoje me tej ne deklaraten e tij mbi projektligjin ne driten e komenteve te bera ne COREPER. Nje shumice e madhe e delegacioneve vazhdon te mbeshtese propozimin e miratuar nga Parlamenti Europian. Megjithate dy delegacione jane te rezervuara ne pozicionet e tyre. Propozimi i miratuar nga Parlamenti Europian sic rishikohet nga ekspertet ligjore/gjuhesor eshte percaktuar ne dok. PE-Cons 50/10.
III PRFUNDIMI
Keshillit i eshte kerkuar pra per te arritur marreveshje dhe
- Te miratoje Rregulloren sic eshte percaktuar ne PE-Cons 50/10 ne takimin e Keshillit te Drejtesise dhe eshtjeve te Brendshme me 8 nentor 2010.
- Per te marre parasysh versionin perfundimtar te deklarates nga ana e Komisionit dhe te porositet qe deklarata te jete e shenuar ne minutat e atij takimi.
Pasi te nenshkruhet nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe Presidenti i Keshillit akti legjislativ do te publikohet ne Gazeten Zyrtare te Bashkimit Evropian. Berisha Vizat i merituam sepse votuam te lire ne 09

Kryeministri Sali Berisha tha dje nga Postriba se heqja e vizave u realizua pas reformave te ndermarra nga qeveria por edhe sepse ne 2009 zgjedhjet u zhvilluan te lira dhe te ndershme. Duke folur nga veriu i vendit ku mori pjese ne disa inaugurime rrugesh kreu i ekzekutivit tha se nje nder arsyet perse erdhi vendimi i Bashkimit Europian ishte edhe lufta ndaj korrupsionit qe u ndermor gjate ketyre viteve. E merituam plotesisht sepse ne votuam si qytetare te lire njelloj sic votuan qytetaret e botes se qyteteruar. E merituam plotesisht sepse ne ia dolem me lumenj djerse mundi te bejme qe Postriba Shqiperia vendi nga i cili 20 vite me pare njerezit dyndeshin ne det per nje jete me te mire sepse nuk mund te jetonin ne vendin e tyre te jete sot vendi i 57-te ne bote ku jetohet me mire. Ne te njejten kohe Berisha akuzoi ashper opoziten e cila sipas tij po mohon gjithcka dhe nuk po u ofron qytetareve asnje alternative. Ju keni kaq kohe qe i degjoni ata ju bej thirrje ne ndergjegjen tuaj beni nje pyetje cfare ofroni ju zoterinj per ne. Mire kjo qeveri paska te meta por ju cfare u ofroni qytetareve shqiptare kutite kutite dhe vetem kutite. A jeni ju deshmitare te qendrimeve te tyre te egra kunder leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike. A mund te fitonim ne te drejten e levizjes pa pasaporta biometrike dhe leternjoftime elektronike. A jeni deshmitare ju se cfare bene keta zoterinj per regjistrin e gjendjes civile dhe se cdo dite perpiqen ta nxijne tha me tej Berisha.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›