E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat e 23 qershorit, ende mister kandidaturat zyrtare për deputetë

pd-dhe-psTiranë- Teksa afati për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë po vjen drejt përfundimit në të dyja kampet politike kryesore në vend nuk ka ende një verdikt përfundimtar se cilët janë emrat e qarqet përkatëse ku do të përplasen.

Në selinë rozë të gjithë janë përfshirë në ethet e formulimit të listës përfundimtare, e cila do të dorezohet sot në KQZ. Gjatë konsultimeve të sotme me zotin Rama, kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini ishte i vetmi që ka shpenzuar një kohë të gjatë në zyrën e shefit të opozitës.

Mësohet se varianti përfundimtar i listës do t’i paraqitet kryesisë së PS-së e cila pritet të mblidhet gjatë mbrëmjes. Në listë pritet të ketë prurje të reja, largime por edhe zëvendësime në vendet ku do të kandidojnë si deputetë të përzgjedhurit e Ramës.

Nga sa është mësuar deri tani Edi Rama do të kryesojë listën e Vlorës, Ben Blushi të Elbasanit, Pandeli Majko Tiranën, Mimi Kodheli Lezhën, Bashkim Fino Korçen dhe Blendi Klosi Durrësin. Tek LSI-ja Ilir Meta mësohet se do të kandidojë në qarkun Tiranë,  Lefter Koka në Durrës e Nasip Naço në Berat.  Në qarkun Fier lista do të kryesohet nga Petrit Vasili. Monika Kryemadhi mundet të jetë e para në listen e qarkut Lezhë e Shkëlqim Selami në Vlorë. Sakaq Edmond Haxhinasto do të kryesoje listën në Elbasan.

PD, ende mister emrat e listës 

Në kampin blu sakaq ka pak rrjedhje informacioni se kush do të jetë pjesë e listës për deputetë. Lista në orën 20:00 do ti paraqitet për miratim kryesisë. Sali Berisha do të jetë në krye të Tiranës, Jozefina Topalli në Shkodër, Ridvan Bode ne Korçe, Sokol Olldashi në Fier, Astrit Patozi në Vlorë, Arben Imami në Elbasan, Flamur Noka në Kukës.

Sakaq mbetet i paqartë statusi i Princ Lekës, nëse ai do te jetë apo jo kandidat për deputet në listën e selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›