Vrasja e biznesmenit të ndërtimit, dyshohet për shkaqe të borxheve
Tiranë- Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit 43-vjeçar Ikmet Kotorri në Tiranë, policia ka nisur hetimet duke u fokusuar tek një konflikti i mundshëm që ka lidhje me biznesin e tij në fushën e ndërtimit.
Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur për një borxh të mundshëm, por edhe një konflikt pronësie. Aktualisht në komisariat janë shoqëruar të afërmit e tij për tu marrë në pyetje, ndërsa ka pasur edhe nga ata që së fundim janë konfliktuar me 43-vjeçarin. Burimet bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit ai është kërcënuar herë pas here, por nuk ka bërë asnjë ankesë në polici.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30 pranë rrugës Ali Visha, tek zona e Tregut Elektrik. Nga burimet policore mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes ai po kthehej në apartamentin e tij, por persona ende të pa indetifikuar e kanë qëlluar me katër plumba pistolete.
43-vjeçari Kotorri është babai i tre fëmijëve, ndërsa ndaj tij ka pasur edhe një tjetër atentat, pasi i është vënë një eksloziv në makinë pak kohë më parë. Ai fillimisht mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por atje mbërriti i pajetë.