E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me arme zjarri ne Tirane ndertuesi Hikmet Kotorri

Vritet me armë zjarri në Tiranë ndërtuesi Hikmet Kotorri. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth orës 22.30 në rrugën “Ali Visha” pranë shtepise dhe zyrave të kompanisë së tij. Viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin kur persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar disa herë me pistolete. 
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga burime policore mesohet se ndër pistat e hetimit është ajo e konflikteve për çështje pronësie. Por familjaret kanë deklaruar para policisë se 45 vjeçari, baba i 3 femijëve nuk kishte konflikte të hapura. 
Para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës. 
Ne vendin e ngjarjes janë parë edhe drejtues të lartë të policisë së Tiranës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›