E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat e Tiranes 3400 zgjedhes rezultojne te paidentifikuar

PS padit tre krere njesish dhe kreret e Drejtorise se Gjendjes Civile

Partia Socialiste vendosi dje ti zgjidhe ne menyre institucionale ato qe ajo i konsideron si manipulime qe po behen nga Drejtoria e Gjendjes Civile dhe kryetaret e tri njesive bashkiake ne kryeqytet. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Sajmir Tahiri dorezoi dje ne Prokurorine e Rrethit Tirane dy padi penale te hartuara nga sekretari per eshtjet Ligjore dhe Koordinimin Fatmir Xhafaj njera qe kallezon ne menyre te pergjithshme Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile dhe tjetra qe kallezon ne menyre nominale tre kryetare te njesive bashkiake ne Tiranes te cilet i perkasin koalicionit Aleanca per Qytetaret. Konkretisht dje ne prokurori u kallezuan nga ana e PS-se Luzhiana Abazi kryetare e njesise bashkiake nr. 6 Ilir Kokona kryetar i njesise bashkiake nr. 3 dhe Blend Fuga kryetar i njesise bashkiake nr.10. Sipas objektit te padise keta funksionare akuzohen nga PS per kryerjen e veprave penale te Shperdorimit te detyres Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve dhe Shkeljes te drejtes se zgjedhesve vepra keto te parashikuara nga Kodi Penal. Sipas Xhafes keta persona me veprime e mosveprime te kunderligjshme kane bere te mundur regjistrimin ne kundershtim me ligjin te nje numri te konsiderueshem personash me qellim ndikimin ne rezultatin e zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011. Nga kryqezimi i listes paraprake me ate perfundimtare te zgjedhesve rezulton nje numer prej rreth 3400 personash te shtuar ne listen perfundimtare theksohet ne padi. Ne kete kuader socialistet dalin ne konkluzionin se ne njesine numer 3 nga krahasimet e listave zgjedhore paraprake me ato perfundimtare dhe verifikimet rast pas rasti u konstatuan 61 votues te regjistruar ne kete njesi pas dates 8 mars 2011. Po keshtu PS del ne konkluzionin se ne kete njesi votues te shtuar ne listat perfundimtare jane 120 persona te cilet kane probleme per sa i perket kodit te baneses. Po keshtu sipas padise se PS-se ne njesine nr. 6 te drejtuar nga perfaqesuesja e Levizjes Socialiste per Integrim Luzhiana Abazi jane shtuar 580 votues pas daljes se listes paraprake. PS thekson se nga keta 388 jane me transferim te gjendjes civile ku ne shkelje te hapur te nenit 52 te Kodit Zgjedhor jane 237 raste  pas dates 8 mars 2011. Per sa i perket njesise bashkiake nr. 10 te drejtuar nga demokrati Blend Fuga nga krahasimet e listave zgjedhore paraprake me ato perfundimtare dhe verifikimeve jane 400 votues te cilet jane spostuar dhe zhvendosur ne menyre te parregullt ne kete zone. Persa i perket padise te ngritur ndaj drejtuesve dhe punonjesve te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile ne Ministrine e Brendshme kjo sipas PS-se behet per arsye te dublimeve te shumta qe ekzistojne lista dublime qe sipas PS-se jane te qellimshme. Partia Socialiste qe nga momenti i publikimit te listave paraprake konstatoi ekzistencen e 26000 dublimeve duke e ngritur kete problem ne menyre te vazhduar para te gjithe faktoreve te vendit dhe atyre te huaj theksohet ne padi duke situar se ndonese alarmit per kete ceshtje ne listat perfundimtare te zgjedhesve ekzistojne rreth 21000 dublime. Pas ketij kallezimi nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Sajmir Tahiri theksoi se PS ka marre te gjitha masat qe mos lejoje askend nga keta persona qe te cenoje integritetin demokratik te zgjedhjeve duke vene dore mbi vullnetin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›