Berisha Buxheti i Rames me i madhi se cdo ministri
Kryeministri i vendit Sali Berisha dje ka zhvilluar takime ne Fier dhe ne Diber ku ka bere thirrje per te votuar PD-ne.
Berisha i rikthehet Fierit per here te dyte brenda pak ditesh. Ndersa radhen e pare e ka tradhtuar shiu per ta bere mitingun elektoral ne sheshin Fitorja te enjten e permbushi deshiren edhe te dhjetera simpatizanteve te Partise Demokratike dhe aleateve te saj. Duke bere thirrje qe vota e tete majit ne Fier te jete per Ilir Belen dhe ne te gjithe vendin per alternativen e djathte Sali Berisha e ka prekur fare pak ceshtjen e kundershtarit politik duke thene se buxheti i tij ne Bashkine e Tiranes eshte sa i te gjitha ministrive bashke. Duke ribere thirrje per vote masive me 8 maj Sali Berisha ka therritur ne skene kandidatin Ilir Bele ku dhe entuziazmi i fitores ka shenuar kulmin.
DiberKreu i qeverise njekohesisht kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha vijoi turin e tij elektoral ne zonen e Dibres ku pergjate prezantimit te kandidateve theksoi se me rrugen e Arbrit qe do te ndertohet Dibra do te shnderrohet ne epiqender rajonale. Ne kete kuader ne takimin elektoral ne Peshkopi Berisha shprehu mbeshtetjen per kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Ilir Krosi. Sipas tij ne kater vitet e ardhshme do te rriten investimet per Dibren do te kompletohet infrastruktura me perfundimin e rruges se Arbrit asfaltimin e te gjitha rrugeve te qytetit dhe komunave te saj ndertimin e rruges qe lidh qytetin me rrugen e Arbrit. Kryeministri ftoi fermeret e Dibres te mbjellin sa me shume peme per te cilet do subvencionohen per cdo rrenje te mbjelle dhe i garantoi ata se do te ndertohet edhe sistemi me i mire i vaditjes. Nga Peshkopia Berisha deklaroi edhe se asnje dibran nuk mund ti besonte Edi Rames dhe te votonte rrugen e vetmise qe ai kishte zgjedhur. Ne i kemi dyert e hapura. Asnje prej jush qytetar te dashur te Dibres banore te ketij rrethi nuk ka nevoje ta mendoni per as edhe nje moment te vetme rrugen e vetmise. Le tia leme vetmitareve ate rruge se e kane nxjerre nga librat e atit te tyre shpirteror theksoi Berisha. Me pas Berisha udhetoi drejt Bulqizes ku prezantoi kandidatin per kryetar bashkie te Aleanca per Qytetarin Roland Keten. Gjate tubimit elektoral te mbajtur ne kete bashki Berisha premtoi se infrastruktura moderne qe do te shtrihet ne te gjithe Shqiperine do te beje qe qytetaret e Bulqizes te kene kryeqytetin shume me prane duke shkurtuar ndjeshem kohen e udhetimit. Po keshtu Berisha u shpreh nder te tjera se qeveria do ti jape per administrim pushtetit vendor renten e kromit per te cilen Kryeministri kerkoi nga kryetari i ardhshem i bashkise tu perkushtohet teresisht minatoreve per permiresimin e cilesise se tyre te jeteses.