Berisha: Autostrada, gjallesë gjigande që do të lidhë dy qytete
Sot ka marrë jetë projekti i ndërtimit të tunelit Tiranë-Elbasan, i cili do të shkurtojë një distancë jo vetëm gjeografike por dhe kohore.
Në inagurimin e nisjes së punimeve ka qënë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se autostrada Tiranë-Elbasan përbën pas rrugës së kombit veprën e dytë më të madha publike që ndërtohet në histrorinë e kombit shqiptar.
Sipas kryeministrit ndërtimi I një rruge është jetë prandaj edhe autostrada do të shndërrohet në një gjallesë gjigande që do të lidhë Tiranën dhe Elbasanin.
“Autostrada Tiranë-Elbasan krijon rajonin më të madh të tregut në Shqipëri dhe një më të mëdhenjtë në rajon. Kjo autostradë shndërrron Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin në një treg të përbashkët pune i cili do të njoh dimensione krejt të reja. Qytarët e Elbasanit do mund të punësohen në Tiranë dhe të shpenzojnë të njëtën kohë sa shpenzojnë qytet e kombinatit që punojnë diku afër spitalit”theksoi Berisha duke shtuar se pas 8 majit edhe Tirana do ketë zgjidhjet e saj.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se autostrada do të shumëfishojë potencialin turistik të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësin.
“Kjo autostradë do të bëjë të mundur zhvillimet e potencialeve të mëdha turistike të kësaj treve që janë më të rëndësishmet më të bukurat” theksoi më tej Berisha.
Më pas në mënyrë simbolike kryeministri Berisha ka bërë shpërthimin e tunelit I cili do të ndërtohet në zonën e Ibës në dalje të Tiranës. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 31.1 km ndërsa gjatësia e dy tuneleve do të jetë 4.3 km. kosotja totale e rrugës do të jetë 36 miliardë lekë, ndërsa e tunelit 15.4 miliardë lekë. Rruga do të ketë 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. “Actor” është firma që ka fituar tenderin për të ndërtuar këtë rrugë.