Listat e deputetëve, Sequi: Partitë nuk respektuan kuotën 30% për gratë
Ndonëse ka qenë i rezervuar për dy ditë me radhë, që nga publikimi i listave zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit nga subjektet politike, kreu i prezencës së BE në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se është i zhgënjyer nga përfaqësimi i ulët i grave në këto lista.
Me tone kritike ndaj partive politike, Sequi shprehet qartazi se rezultati final nuk pasqyron kërkesën e BE-së që 30% e kandidatëve të ishin femra.
Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete, të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra- u shpreh Ambasadori i BE-së.
Deklaratat Sequi i bëri nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës së Europës, nga ku apeloi palët për bashkëpunim në funksion të çuarjes përpara të integrimit të vendit.
Gjuha e të punuarit sëbashku është gjuha e BE përfundoi ai.