E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ligjet, Bregu: Damkë e zezë e Ramës, nuk ja heq dot as partneri në koalicion

Në një tjetër dalje për mediat gjatë pasdites së sotme, mazhoranca ka shprehur edhe njëherë gadishmërinë për kalimin e tre ligjeve për statusin në parlament. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa e vlerësoi procesin e integrimit si prioritet të qeverisë, akuzoi sërish kreun e opozitës , Edi Rama se për shkak të tij, shqiptarët kanë humbur 3 vite në procesin e integrimit evropian.

Sipas Bregut bllokimi i tre ligjeve është një damkë e zezë e kreut të PS, të cilën nuk ia heqin dot as lojrat dhe taktikat e.

Janë bërë 208 ditë që Edi Rama për përfitime politike, merr vendime kundër interesave të qytetarëve, sepse e vetmja punë që ai di të bëjë është të kujdeset për karrigen e tij. Shqiptarët duan të ecin përpara. Kryeministri Berisha ka thënë se është i gatshëm bashkë me deputetët e mazhorancës për ti votuar në cdo kohë tre ligjet për marrjen e statusit kandidat. Prioriteti ynë ka qenë dhe do vazhdojë të jetë integrimi i vendit në BE.Sot shqiptarët kanë 208 arsye për të mos e votuar Ramën, nesër do kenë 209 e kështu me radhë deri më 23 qershor tha ajo.

Duke iu referuar listave për deputetë të Partisë Socialiste, Bregu akuzoi Kryesocialistin se ka përfshirë në lista klientelën e tij mafioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›