Listat e deputeteve ende te paperfunduara
PDK-ja dhe AAK-ja ende nuk i kane bere publike listat e tyre zgjedhore. Derisa kjo e fundit se paku e ka leshuar nje liste jozyrtare Partia Demokratike vazhdon te nderhyje ne listen te cilen e ka proceduar para dy ditesh ne KQZ. Ne nje shkrim te sajin diten e djeshme e perditshmja Koha Ditore ben te ditur se Partia Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kane mbetur te vetmet subjekte te medha politike qe ende nuk kane arritur ti publikojne listat me emrat e kandidateve qe do te garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit per tu bere deputete te ardhshem te Kuvendit te Kosoves. Per dallim prej tyre Lidhja Demokratike e Kosoves te pakten ia ka dale qe te shtunen tu tregojne votuesve potenciale se cfare kapacitetesh intelektuale ofron ne zgjedhjet e radhes. Shtyrja e publikimit te listes se kandidateve eshte duke ndodhur per shkak te luftes se brendshme mes aktivisteve te partise per tu renditur ne liste. Nje anetar i larte i PDK-se ka deklaruar se edhe gjate dites se shtune ka pasur rikonfigurim te listes per shkak te pakenaqesive qe jane shprehur nga disa dege te partise. Dege te caktuara te partise kane kundershtuar ne menyre kategorike tendencen e qendres per ta rrumbullakuar listen perfundimtare duke perfshire ne te emra kandidatesh qe nuk kane dhene ndonje kontribut per partine ka thene anetari i PDK-se. Tensionet dhe pakenaqesite me te medha jane krijuar sidomos rreth figurave te reja qe jane inkuadruar ne PDK. Konkretisht ka pasur anetare te Kryesise qe nuk kane pranuar qe Berat Buzhala dhe Petrit Selimi te renditen lart ne liste duke i lene prapa njerezit qe kane punuar me vite ne parti. Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane bere te ditur se 28 subjekte politike midis tyre tete subjekte politike serbe tashme kane fituar te drejten per te marre pjese ne zgjedhje. Por jo te gjitha subjektet i kane plotesuar listat me kandidate per te garuar per deputete te Kuvendit te Kosoves. Per kete arsye KQZ e ka shtyre afatin deri ne mesin e javes se ardhshme ne menyre qe subjektet politike te plotesojne listat dhe dokumentacionin shtese. Te 28 subjektet politike u takuan me ushtruesin e detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe rane dakord per kodin e miresjelljes me te cilin betohen per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne mesin e 28 subjekteve politike qe do te garojne ne zgjedhje ndodhen edhe nje numer koalicionesh. Ne zgjedhjet e 12 dhjetorit garojne edhe dy jane subjekte te reja politike levizja Vetevendosja e Albin Kurtit dhe Fryma e Re e udhehequr nga ish-perfaqesues te shoqerise civile Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Kuvendi i Kosoves numeron 120 vende nga te cilat 20 jane te ndara per pakicen serbe dhe pakicat e tjera joshqiptare. Me gjithe kohen e shkurter per zgjedhjet e jashtezakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor KQZ theksoi se do te arrije te organizoje zgjedhjet konform Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi. Xhemajl Peqani nga sekretariati i KQZ thote se organizimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme kerkon angazhim te shtuar dhe sfida qendron ne faktin qe ne Kosove per here te pare organizohen zgjedhje te jashtezakonshme.