E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojne polemikat brenda LDK-se per qendrimin politik pas zgjedhjeve

Debati Mustafa Nuk do te bejme koalicion me PDK-ne. Rexhepi Po perkrahet klani pro Thacit

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka mohuar mundesine e koalicionit me Partine Demokratike te Kosoves duke thene se ai edhe me heret kishte qene kunder nje koalicioni te tille. Keto komente vijne pasi anetari i Keshillit te Pergjithshem te LDK-se Fatmir Rexhepi i cili eshte terhequr nga LDK-ja ka akuzuar Mustafen se e ka privilegjuar klanin i cili qysh tash eshte ne koalicion me PDK-ne duke thene se prapa kreut te ri te partise dhe lidershipit aktual te LDK-se fshihet koalicioni me PDK-ne.

Duke u pergjigjur ne pyetjen se lsquosi mund te behen reforma me emra te njejte sipas RTV21 Mustafa tha se gjysma e Kryesise se LDK-se jane emra te rinj ndersa ne listen e deputeteve jane perfshire rreth 60 emra te tjere qe kane hyre per here te pare dhe te cilet jane zgjedhur nga zgjedhjet e brendshme ne LDK.

Gjate nje takimi te mbajtur ne Gjakove Mustafa u ka kerkuar udheheqesve te deges qe te behen unike dhe qe te punojne qe kjo parti te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne menyre qe sic tha ai te ndryshojne qeverisjen e deritashme.

Ai tha se LDK-ja dita-dites po behet e forte ndersa autoriteti po rritet mirepo per forcimin e metutjeshem ka kerkuar te punohet edhe me tutje. Ne jemi te forte dhe forca e LDK-se po rritet gjithkund ndersa ne do ta rikthejme autoritetin dhe namin tone ka thene nder te tjera Mustafa ne Gjakove. Kjo e fundit ne ditet e kaluara eshte perballur me shume probleme pasi perfaqesuesit e saj jane ndare. Mirepo Mustafa ka thene se kjo situate duhet te tejkalohet ndersa u ka premtuar qe disa dite pas zgjedhjeve nacionale ne degen e Gjakoves do te mbahet kuvendi zgjedhor. Ne kemi formuar nje grup koordinues ne degen e Gjakoves i cili do te drejtoje punen per te zgjedhur njerezit me te mire ndersa pas zgjedhjeve parlamentare do te mbajme nje kuvend zgjedhor jo vetem ne Gjakove por edhe ne degen e Obliqit. Une premtoj se nga 15 deri me 20 dhjetor do te jene datat kur do te mbahen keto zgjedhje ne Gjakove ka thene Mustafa te dielen pasdite gjate vizites se tij te pare qe prej se ka marre postin e kryetarit te LDK-se. Perfaqesues te LDK-se kane lavderuar guximin e tij per te marre kreun e partise. Marjan Marku ka thene se ardhjen e tij ne krye te LDK-se e sheh sikur kthimin e Skenderbeut ne Kruje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›