E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat e zgjedhësve, Poni: Mbi 3 milionë votues. Askush nuk voton dot 2 herë

TIRANË-“Askush nuk mund të votojë 2 herë më 23 Qershor”. Këtë garanci dha zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni gjatë një konference për shtyp ku bëri të ditur se listat përfundimtare të zgjedhësve i respektojnë kriteret. 

Poni theksoi se ne votime do shkojne 3 milione e 270 mije e 936 zgjedhes.
“Në listat përfundimtare të zgjedhësve do të votojnë 3 milionë e 270 mijë e 936 zgjedhës. Këta zgjedhës do të jenë të shpërndarë në 5506 Qendra Votimi”, tha Poni gjatë një konference për mediat.

Sipas zv/ministrit nuk ka asnjë qendër votimi me më shumë se 1 mijë zgjedhës, ndërkohë që 750 zgjedhës mbi 100 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar pasi nuk janë paraqitur që janë gjallë, pra nuk do të mund të votojnë.

Ferdinand Poni deklaroi se është bërë një punë e shkëlqyer për konsolidimin e listave të zgjedhësve, dublikimet janë pastruar dhe kanë ngelur vetëm 550 zgjedhës të dyshuar si të tillë. Gjatë konferencës, Poni tha se pretendimet e PS-së për parregullsi në lista janë të pabaza./
vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›