E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këlcyrë, një pasagjer taksie vretbashkëudhëtarin, autor në kërkim

PERMET - Një pasagjer ka vrarë bashkëudhëtarin e tij gjatë një udhëtimi me taksi nga Përmeti drejt Këlcyrës. Viktima është një 27-vjeçar nga qyteti i Përmetit, që po udhëtonte për në Këlcyrë bashkë me vrasësin e tij. Ai quhet Andi Naçi, i divorcuar.

Autori i vrasjes, pasi e ka qëlluar me pistoletë për motive të panjohura, ka zbritur nga taksia dhe është larguar. Policia  tashmë ka marrë në pyetje taksistin që po transportonte autorin dhe viktimën.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›