E Hënë, 2 Nëntor 2026

Udhëtonin në të njëjtën taksi drejt Përmetit, vritet nga bashkëpasagjeri

policia-aaaaaKëlcyrë- Një 27-vjeçar është qëlluar për vdekje brenda një taksie me të cilën po udhëtonte drejt Përmetit nga një person i cili po ashtu udhëtonte si pasagjer.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 dhe ende nuk dihen detajet e plota.

Policia ka shoqëruar shoferin e taksisë për ta marrë në pyetje. Ndërsa mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të lumit Vjosë.

Viktima e identifikuar si Andi Naçi mësohet se ishte i divorcuar dhe ishte nga Përmeti. Ndërsa ka nisur puna për kapjen e autorit, për identitetin e të cilit nuk dihet ende asnjë informacion. Viktima dhe autori i vrasjes kishin marrë taksinë në Këlcyrë dhe po udhëtonin në drejtim të Përmetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›