E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Me 8 Nentor marrin fund vuajtjet shekullore te qytetareve shqiptare

05-11-2010 / Gazeta 55

Heqja e vizave Basha takim me studentet e formimit profesional te Policise se Shtetit Konsolidimi i rezultateve kunder krimit bene te mundur realizimin e enderres historike

Ministri i Brendshem Lulzim Basha pergezon punen e strukturave te Policise se Shtetit ne luften me zero tolerance kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dy angazhime keto voluminoze qe i hapen driten jeshile vendimit historik per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ne vijim te turit te informimit te rregullave Schengen-it ministri Basha zhvilloi dje nje takim me studente dhe kursante te Qendres se Formimit Profesional te Policise se Shtetit. Vendimi i 8 Nentorit do ti hape rruge me pas botimit ne fletoren zyrtare ngjarjes se shumepritur levizjes se qytetareve shqiptare vetem me pasaporte biometrike ne hapesiren Schengen. Perfundon ketu nje udhetim i gjate dhe plot sakrifica per qytetaret shqiptare. Vijme ne kete stacion pasi ju punonjesit e Policise se Shtetit ne dy vite realizuat reforma qe vendet e tjera i realizuan ne 40 apo 20 vjet kapercyet pengesa ne dukje te pakapercyeshme dhe realizuat detyrat e vena nga qeveria parlamenti dhe taksapaguesit shqiptare- u shpreh Basha. Kam zgjedhur kete dite per kete bashkebisedim me ju sepse nga kjo dite na ndajne vetem tre dite te tjera per nje vendim te shumepritur per nje vendim historik per nje vendim qe prek cdo qytetar te Republikes se Shqiperise vendimin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare qe pritet te shqyrtoje Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te BE te henen me date 8 nentor ne Bruksel. Ne fushaten informuese per te cilen jemi angazhuar prej disa kohesh te gjithe institucionet shteterore Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit drejtuesit qeveritare perfaqesuesit parlamentare perfaqesuesit vendor kemi bashkebiseduar me qytetaret shqiptare mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire- tha ministri i Brendshem. Sipas tij ky takim merr nje dimension te vecante sepse e hena e ardhshme dhe vendimi per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare nuk do te ishte i mundur pa kontributin thelbesor dhe profesional dhe perkushtimin e diteperditshem te organizates se Policise dhe cdo punonjesi te saj. Prandaj pikesepari deshiroj te shpreh mirenjohjen time te thelle por edhe pergezimet ne emer te Kryeministrit Berisha dhe te qeverise se tij per punen e palodhur dedikimin e perditshem dhe profesionalitetin e larte qe ju demonstruat gjate kesaj periudhe te ngjeshur me reforma transformuese. Reforma qe transformuan cdo aspekt te shoqerise shqiptare por ne asnje aspekt transformimi nuk ka qene aq i thelle sa ne fushen e rendit dhe te sigurise- tha Basha. Duke iu referuar kritereve teknike qe bene te mundur marrjen e vizave Basha tha se ne me pak se dy vjet kufiri shqiptar u kthye ne nje nga kufijte me te sigurt te rajonit me standarde dhe procedura norma dhe praktika te nivelit me te larte duke ofruar per perdoruesit e kufirit lehtesira dhe nje perdorim miqesor dhe duke i ofruar krimit trans-kufitar nje nga standardet me te rrepta ne luften kunder tij duke forcuar edhe me tej rolin dhe imazhin e Shqiperise ne rajon dhe hapesiren europiane dhe euroatlantike si nje kontribuues i sigurise. Policia Kufitare dhe Migracionit te Shqiperise punon me standardet e Kodit Schengen ve ne jete praktikat me te mira te ketij kodi dhe disponon sisteme po aq te mira dhe ne disa raste edhe me te mira sesa simotrat e saj te BE. Platformat me modern ne luften kunder krimit krimit te organizuar trafiqeve korrupsionit jane vene ne dispozicion te Policise se Shtetit platforma te cilat per nga parametrat nuk lene asgje manget sistemeve qe perdorin policite simotra te vendeve te BE dhe te SHBA- deklaroi ministri i Brendshem. Standartet e ripranimit te migracionit lufta pa kompromis kunder trafikut te qenieve njerezore bashkepunimi me institucionet e tjera ne det dhe jo vetem ne det kane bere te mundur qe Shqiperia sot te konsiderohet nje nga vendet me te sigurta sa i perket trafikut te qenieve njerezore nje vend jo i preferuar tranzit dhe nje vend qe disponon te gjitha standardet europiane per trajtimin e azilkerkuesve nga vendet e treta- tha ai. Gjithashtu ministri i Brendshem u shpreh i bindur se qytetaret shqiptare do respektojne rregullat primare te levizjes se lire ne Schengen. Te henen ministrat e Brendshem te vendeve te BE do te marrin vendimin final nderkohe qe vendi yne shfaqet me kapacitete profesionale vullnet politik dhe besueshmeri te asaj shkalle qe i ben keta Ministra te Brendshem te votojne heqjen e vizave per qytetaret e ketij vendi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›