E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- te perndjekurit Rrezoni piramiden denoni krimet

Sekretari i pergjithshem i shoqates se te perndjekurve politik Besim Ndregjoni kerkoi qe shembja e piramides te shoqerohet edhe me nisma ligjore qe denojne krimet e komunizmit. Ai i beri thirrje kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Rama qe te mos vonojne ngritjen e memorialit ne kujtim te viktimave te regjimit komunist ne sheshin Skenderbej.

I bejme apel kryeministrit Sali Berisha qe shembja e piramides te shoqerohet me ligjin per denimin e krimeve te komunizmit duke levruar fondet per ndertimin e ketij memoriali ne sheshin Skenderbej. Gjithashtu i kerkojme kryetarit te bashkise te levroje fondin e ketij memoriali qe dokumenton qendresen dhe marterizimin e mijera shqiptareve. Te dy politikanet si drejtues te forcave politike te lene menjane debatet e panevojshme po te percaktojne vendet ku te varrosen 6 mije te pushkatuarit e diktatures ata te cilet ne sot me gjakun e tyre gezojme demokracine dhe lirine tha Besim Ndregjoni Sekretari i pergjithshem i shoqates se te perndjekurve politik.

Nderkaq Ndregjoni perkrahu presidentin Bamir Topi per qendrimin e tij ndaj te perndjekurve politik. Ne denojme sulmet e paskrupullta dhe meskinitetet mesjetare ndaj kryetarit te shtetit duke e perkrahur veprimtarine e tij dhe duke inkurajuar dhe dy politikane te tjer te kene te njejtin sensibilitet si kryetar i shtetit ndaj te perndjekurve politike dhe te zbatojne rezoluten e KE per denimin e krimeve te komunizmit tha Ndregjoni. Sipas Ndregjonit kreu i shtetit ka nderuar antikomunistet dhe intelektualet e vrare nga diktatura.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›