E Diel, 1 Nëntor 2026

Furthi do të shesë Mërgim Mavrajn, disa skuadra në garë për shqiptarin

Do të jetë një verë intensive kjo për Mërgim Mavrajn, qendërmbrojtësin e ekipit tonë kombëtar. Grojter Furthi, ekipi ku aktualisht aktivizohet Mavraj ka rënë matematikisht nga kategoria, pas humbjes së fundit në fushën e vet me rezultatin 2-3 ndaj Hanoverit. Tri javë nga fundi i sezonit në Bundesligë, Furthi renditet në vend të fundit me 18 pikë, 12 më pak se Augsburgu, skuadra e renditur në vend të 16-të, e cila me gjasa do luajë "play-off" me ekipin që do renditet në vend të tretë në Bundesligën 2, që mund të jetë edhe FSV Frankfurti i Roshit dhe i Kapllanit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e këtij klubi po marrin masa që tani për rikompozim të skuadrës me terma financiare shumë herë më të ulët, pasi për 2013-2014 do të luajnë në Bundesliga 2. Kështu që i pari që largohet është kapiteni Mërgim Mavraj. Në garë aktualisht për të janë Mainci e Shtutgarti në Gjermani, por edhe Lacio në Itali.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›