Lituania publikon dokumentat e ish shërbimit sovjetik
Qeveria e Lituanisë ka publikuar në internet një numër të madh dokumentash për aktivitetet e ish shërbimit sekret sovjetik, KGB, gjatë kohës kur shteti Baltik ishte në Bashkimin Sovjetik.
Duke folur në Vilnius në ceremoninë me rastin e publikimit të dokumentave, kryeministri Andrius Kubilius tha se informatat do të ndihmojnë të rivendoset "drejtësia historike dhe të kundërshtohen pohimet e Kremlinit se Lituania kurrë nuk ishte pushtuar nga ish Bashkimi Sovjetik".
Dosjet e përshkruajnë strukturën, aktivitetet dhe personelin e KGB-së në Lituani në periudhën 1960-1991, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe Lituania e fitoi pavarësinë.