Liverpool, Klopp: Me Newcastle, vendimtare për Champions

Jurgen Klopp i kërkon Liverpool-it të japë gjithçka për të fituar ndeshjen “vendimtare” të së shtunës në fushën e Newcastle, ndoshta treni i fundit për Reds që të mund të kualifikohen në Champions League. Skuadra e tij është në vendin e nëntë në renditje, nëntë pikë pas Newcastle-it, i cili është i katërti, por ka luajtur një ndeshje më shumë, dhe pas fitores në derbin kundër Everton-it, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të synojnë sërish tri pikët.
“Është një lojë vendimtare. Nëse duam të bëjmë diçka këtë sezon, duhet të ndjekim dhe të arrijmë skuadrat përpara nesh në renditje – tha gjermani në konferencën për shtyp – Me Newcastle është një lojë e vështirë për ne, shpresoj që mund të ndërtojmë diçka bazuar në paraqitjen e mire që bëmë në derbi”.
Klopp gjithashtu llogarit edhe Virgil Van Dijk, i mbetur jashtë fushës që nga fillimi i janarit dhe është rreshtuar në stol me Everton. “Dje dukej absolutisht i gatshëm, pas seancës së fundit stërvitore do të marrim një vendim”, shpjegoi ai. Një fitore ndaj Magpies do të ishte gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme për Liverpool-in, i cili ka në horizont një ndeshje kundër Real Madridit në 1/16 e Champions League.